5 mënyrat e duhura se si duhet ta mbani foshnjën (FOTO)

5 mënyrat e duhura se si duhet ta mbani foshnjën (FOTO)

Foto ilustruese

Të gjithë do të bëhen nëna një ditë dhe mbajtja e foshnjës është një nga pjesët më të vështira, pasi ato janë shumë delikate dhe mund të vriten lehtë.

Sipas një studimi, nënat të cilat i mbajnë fëmijët e tyre afër lëkurës përjetojnë më pak stres.

Më poshtë janë disa këshilla se si duhet ta mbani fëmijën tuaj.

Nëse e mbani foshnjën nën sqetulla

Kjo mënyrë e të mbajturit mund ta rrezikojë shëndetin e fëmijës suaj.

Kur e mbani foshnjën, kuptohet se ju doni t’ia mbroni kokën. Foshnjat e porsalindura nuk i kanë muskujt e qafës të zhvilluara.

Ato papritur mund ta lëvizin kokën, gjë që mund të nënkuptojë vështirësi në frymëmarrje dhe lëndime nëse qafa e tyre nuk mbështetet siç duhet.

Ata nuk do të jenë në gjendje të mbështesin kokën e tyre vetë derisa të jenë të paktën 4-6 muaj.

Nëse e mbani foshnjën në mbajtëse kangur

Ju mund të përdorni mbajtëse kangur, por duhet ta dini se si ta përdorni atë.

Është e rëndësishme ta dini se këmbët duhet të mbahen nga mbajtësja dhe në të njëjtin vend ku nëna mban foshnjën. 

Nëse këmbët e foshnjës varen, kjo mund të sjellë sëmundje serioze si displazia ose zhvendosja.

Nëse e mbështetni foshnjën në gjoksin tuaj, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje pozicionit të fytyrës së foshnjës. Duhet të jetë mbi supe. Nëse fytyra e fëmijës mbështetet mbi shpatullën tuaj, kjo mund t’ia vështirësojë frymëmarrjen.

Gjithashtu, një pjesë e rrobave tuaja mund të futen në gojën e tyre.

Duhet t’ua ndryshoni anën herë pas here

Është e domosdoshme t’ua ndërroni anën ku i mbani fëmijët.

Muskujt e foshnjave janë të dobët, prandaj është e rëndësishme që muskujt të zhvillohen në të dy anët.

Nëse nuk e ndërroni anën herë pas here, muskujt e qafës në njërën anë mund të zhvillohen më pak dhe fëmijët mund të kenë probleme teksa e kthejnë kokën.

Mënyra e mbajtjes së fëmijës gjatë ecjes

Mos e tërhiqni fëmijën lart nga duart. Kjo njihet si bërryl i tërhequr ose subluksim radial.

Kjo do të thotë që kocka e bërrylit është zhvendosur pjesërisht në nyje. Kjo gjendje është e zakonshme tek fëmijët deri në 5 vjeç. 

Mund të shkaktohet kur i tërhiqni me forcë, kur ata nuk binden, por kur fëmijët mbushin 5 vjeç, kockat e tyre bëhen më të forta dhe kjo nuk ndodhë.

Ju nuk duhet ta mbani fëmijën vetëm në pjesën e pasme dhe në kokë kur e dkëni në krahë.

Ekziston rreziku që fëmija të bjerë dhe  shtylla kurrizore është e mbingarkuar për shkak të mungesës së mbështetjes së duhur të shpinës.

 Prandaj është e nevojshme të mbështesni shpinën e fëmijës me njërën dorë dhe kokën e tyre me anën tjetër.

Mbajtja e fëmijës larg vetes

Nuk është mirë të mbani fëmijën duke e larguar nga vetja.

Kjo e bën më të vështirë për ju kontrollin e fëmijës. Gjithashtu, krijon presion mbi shpinë dhe këmbët e tyre të varura.

Prandaj, është më mirë ta mbani fëmijën përballë gjoksit tuaj.

Kushtojini vëmendje dhe sigurohuni që të mbështesni këmbët dhe shpinën e foshnjës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion