6 mijë vende bosh në ndeshjen Uruguai-Egjipt, FIFA nis hetimet

6 mijë vende bosh në ndeshjen Uruguai-Egjipt, FIFA nis hetimet

FIFA ka nisur hetimet për ndeshjen e djeshme në Ekateringburg mes Uruguait dhe Egjiptit.

Në ndeshjen mes dy ekipeve kishte më shumë se 6 mijë stola bosh.

Një zëdhënës i FIFA-s tha se pjesëmarrja sipas shifrave zyrtare ishte 27.015 persona.

"Kapaciteti i stadiumit të Kupës së Botës Fifa është 33.061. Fakti që frekuentimi aktual është më i ulët se numri i biletave të alokuara ka bërë që FIFA të hetojë”, raporton The Guardian.

Zbrazëtia e stolave në ndeshjen mes Uruguajit dhe Egjiptit ka ngjallur reagime në të gjithë mediat botërore. Ditën e djeshme u përfol se ishte çmimi i kripur i biletës, shkaku i mospjesëmarrjes nga ana e tifozëve në ndeshje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë