'6 muaj me Kajan', fjalët e Ajolës për të birin janë më të bukurat që keni dëgjuar (Foto)

'6 muaj me Kajan', fjalët e Ajolës për të birin janë më të bukurat që keni dëgjuar (Foto)

Ajola Xoxa ka bërë nëj dedikim të ndjerë kushtuar djalit të saj Kaja. Si sot 6 muaj më parë ajo dhe kryetari I bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bënë prindër për herë të parë.

Në gjashtë mujorin e lindjes së Kajan, e ëma ka vendosur që t'i përkushtojë një pasazh nga libri i famshëm "Princi i vogël" që është botuar fiks sot përpara 76 vitesh.E bashkë me pjesëzën e veçantë të shkëputur nga libri, që siç thotë Ajola çdo fëmijë duhet ta lexojë patjetër, ajo ka vendosur që të japë edhe një mesazh të ndjerë jo vetëm për të birin Kajan, por edhe për të gjithë bebat e tjerë.

"6 muaj me Kajan sot ! Ndërkohë si sot përpara 76 vitesh botohej për herë të parë “Princi i vogel” i Saint Exupery-së, një ndër librat që fëmijët duhet me patjetër të lexojnë. Po shkëpus një pasazh të vogël, një mësim për Kajanin dhe të gjithë bebat:

“Nëse do të ndërtosh një anije, mos i mblidh burrat e gratë për t’u dhënë urdhra, për t’u treguar si ndërtohet. Nëse do të ndërtosh një anije, bëj të lindë në zemrat e tyre dashuria për detin. Ata do ta ndërtojnë vetë anijen”, shkruan Ajola krahas fotos.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston