TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk shkoi sërish në seancën gjyqësore në GJKKO dhe po vijon me leximin e akteve hetimore që i janë dorëzuar në qeli. Në sallë ishte i pranishëm avokati i tij mbrojtës, Plarent Ndreca i cili i kërkoi gjykatës 2 javë kohë për tu njohur me dosjen. Ai theksoi se ende nuk i është vënë në dispozicion dosja në mënyrë elektronike dhe detyrohet të shkojë çdo ditë në gjykatë për ta lexuar dhe se ka konstatuar se dosjes i mungojnë 24 fashikuj (142-166). 7 të pandehur, mes tyre Elman Abule dhe ish-deputetja Klotilda Bushka kanë kërkuar veçim të çështjes. 

“Unë kam qenë fizikisht në gjykatë për të fituar kohë dhe për të lexuar 60 mijë faqe dhe 1 mijë e më shumë prova. Mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 166. Dua të shqyrtoj se çfarë mungon nga kjo dosje. Rrezikon që ky proces të bjerë ndesh me Konventën Evropiane”, deklaroi Plarent Ndreca.

Ndërkohë gjykata ka kërkuar dhe prezencën e policit të burgut të Durrësit, Fatjon Baci, i cili është shoqëruar nga Policia e Burgjeve për në Gjykatën e Posaçme. Baci akuzohet se i dha telefonin e tij kryebashkiakut Veliaj gjatë një shoqërimi për në GJKKO. Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit të Bacit, Artan Simoni.

Gjykata i cakton Bacit një tjetër avokat kryesisht, Pranvera Docin, për shkak se Artan Simoni kishte njoftuar se deri më datë 4 prill nuk do të mund të ishte i pranishëm në seancë. Në këtë moment ka ndërhyrë avokati i Ajola Xoxës, Maks Haxhia teksa thotë se caktimi i një avokati tjetër që nuk është i njohur me dosjen, nuk garanton zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor, por sjell zvarritjen dhe për të pandehurit e tjerë.

Maks Haxhia: Jam legjitimuar te ndjek ligjin. Avokatët që keni caktuar kryesisht është njohur me dosjen hetimore apo jo ? Pra përfaqësuesja ligjore Pranvera Doci e caktuar kryesisht për Fatjon Bacin. Duam të bëjmë proces jo sa për te pasur një avokat. Të lutem prokuror të mbaroj unë. Sepse po bëhet qesharak procesi.

Ols Dado i drejtohet Maks Haxhisë: Nuk je kryetar i dhomës zotëri je avokat i të pandehurit. Ti urdhëron këtu të flas apo nuk flas unë?

Sakaq, GJKKO pezulloi afatet e paraburgimit nga seanca e kaluar e mbajtur më 1 prill deri më sot, për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe biznesmenin Elban Abule. ta janë të vetmit nga 30 të pandehur, përfshirë shoqëritë, me masa sigurie, Veliaj arrest në burg, dhe Abule, në shtëpi.

Veliaj ndodhet në masë arresti me burg prej 10 shkurtit 2025 dhe ndaj tij janë ngritur akuzat për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Të pandehurit që kërkojnë gjykim të veçuar
Elman Abule
Fatjon Baci
Klotilda Bushka

Lajmi në përditësim...

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:29
Ndreca kërkoi 2 javë kohë për tu njohur me dosjen, Dado: E papranueshme, e ka pasur mundësinë të komunikojë me Veliajn

1775145043_erionveliajolsdado.jpg

Prokurori i SPAK, Ols Dado ka kundërshtuar kërkesën e Plarent Ndrecës që t’i jepet dy javë kohë për tu njohur me dosjen. Ndërkohë, Dado u shpreh kundër edhe kërkesës së të pandehurve për veçim të dosjes dhe dërgimin në Gjykatën e Tiranës. Ndërkohë, SPAK është pro kërkesave për gjykim të shkurtuar,

Pjesë nga fjala e Ols Dados

Është e papranueshme kërkesa për dhënie kohë për Plarent Ndrecën pasi i kanë pasur mundesit. Kemi respektuar procesin gjyqësor sipas ligjit. Ai ka pasur mundësi për të folur me klientin e tij.

Për Elman Abulen për kërkesën e shpalljes së moskompetencës lëndore. Por kjo kërkesë duhet të rrëzohet pasi është procedim qe i takon kësaj gjykate që të vijojë procesin e gjykatës. Pra i takon Gjykatës se Posaçme si kompetencë.

-Në lidhje me kërkesën e Merton Likës dhe Lani shpk. Edhe kjo kërkesë është procedim i lidhur dhe duhet të vazhdojë në këtë gjykatë.

-Edhe për Fatmir Bektashin ata nuk kanë kërkesë për moskompetencë.

-Për Klotilda Bushkën, duhet të rrëzohet kërkesa. Procedimi duhet të vijojë nga kjo gjykatë pasi është procedim i lidhur.

Ols Dado: Për gjykimin e shkurtuar duhet të pranohet dhe ndarja e çështjeve duhet të bëhet nëse pranojnë gjykim të shkurtuar. Jemi dakord për ndarjen e çështjeve për shkak të kërkesave për gjykim të shkurtuar.

Ora 09:49
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

1773045144_elmanabule.jpg

Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se  veprat penale për të cilat akuzohet Abule, nuk janë kompetencë e GJKKO. Gjithashtu ajo ka kërkuar dhe gjykim të shkurtuar.

Romina Zano: Kemi kërkuar ndarje të çështjes dhe gjykim të shkurtuar për klientin tim, Elman Abule. Arsyeja pse kërkojmë ndarjen lidhet me shkaqet procedurale. Ndodhemi në fazë shqyrtimi gjyqësor dhe vlerësojmë se mbajtja e procedimit të përbashkët do të cënonte qartësinë e procesit për klientin tim. Vepra penale për të cilën akuzohet Elman Abule lidhet me një gjykatë të një juridiksioni tjetër dhe jo të Gjykatës së Posaçme. Pra, ndryshe, kompetenca lëndore duhet të kalojë në një gjykatë tjetër. Faktet për Elman Abulen janë të pavarura nga të pandehurit e tjerë.

Shpalljen e moskompetencës së GJKKO-së ka kërkuar dhe mbrojtja e Klotilda Bushkës, pasi ajo nuk është më deputete. Avokati Henrik Ligori ka kërkuar dhe pushimin e çështjes.

Avokati Henrik Ligori i Klotilda Bushka: Kemi kundërshtuar akuzën. Kemi kërkuar pushimin e akuzës për klienten time. Ka dy probleme. Kërkesa e dytë: kërkojmë ndarjen e çështjes dhe deklarimin e moskompetencës për këtë çështje, si dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës. Klotilda Bushka nuk është më deputete dhe gjykatës i mungon kompetenca.

E njëjta kërkesë, për shpalljen e moskompetencës për gjykim nga GJKKO ka ardhur dhe nga avokati i biznesmenit Mirton Likaj – shoqëria Lani sh.p.k, dhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Ora 09:40
Gardianit Baci i caktohet avokat kryesisht, debate në GJKKO! Ndreca: Në dosje mungojnë 24 fashikuj, procesi rrezikon të bjerë ndesh me konventën europiane

1775031567_ndreca.jpg

Me debate është zhvilluar seanca gjyqësore për dosjen Veliaj. Gardianit Fation Baci, iu caktua avokat kryesisht Pranvera Doci, pasi avokati i tij mungoi në seancën e 1 prillit. Ky moment krujoi debate në gjyq, ndërsa avokati Maks Haxhia, i cili në këtë proces mbron Ajola Xoxën, tha se procesi po bëhet qesharak. Ai shtoi se avokatja ligjore Pranvera Doci nuk është e njohur me dosjen hetimore.

Maks Haxhia: Jam legjitimuar te ndjek ligjin. Avokatët që keni caktuar kryesisht është njohur me dosjen hetimore apo jo ? Pra përfaqësuesja ligjore Pranvera Doci e caktuar kryesisht për Fatjon Barcin. Duam të bëjmë proces jo sa për te pasur një avokat. Të lutem prokuror të mbaroj une. Sepse po bëhet qesharak procesi.

Ols Dado i drejtohet Maks Haxhisë:  Nuk je kryetar i dhomës zotëri je avokat i të pandehurit. Ti urdhëron këtu të flas apo nuk flas unë?

Engjëllushe Tahiri: Si ju ashtu edhe Maks Haxhia mbroni të pandehur në proces. Ju mund të keni tagra të tjera, por këtu jeni vetëm mbrojtës ligjor.

Ndërkohë, avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca tha se ende nuk i është vënë në dispozicion në mënyrë elektronike e gjithë dosja prej 60 mijë faqesh dhe se ende paraqitet në Gjykatë për ta lexuar. Sipas tij mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 166 (pra 24 fashikuj) dhe shtoi se rrezikon që ky proces të bjerë ndesh me Konventën Evropiane.

Plarent Ndreca: Jeni ju ata që vendosni. Të gjithë çka janë këtu janë për shkak të gjyqit të Erion Veliaj. Dhe cilësitë e një avokati nuk mund të ndalen nëse shikohet një problematikë. Ju kam kërkuar orare se kur unë të vij në gjykatë dhe të konsultohem me dosjen. Më 26/03 kam filluar studimin e dosjes dhe më është thënë se do të vijnë elektronike. Unë kam qenë fizikisht në gjykatë për të fituar kohë dhe për të lexuar 60 mijë faqe dhe 1 mijë e më shumë prova. Mungojnë fashikujt nga 142 deri tek 166. Dua të shqyrtoj se çfarë mungon nga kjo dosje. Rrezikon që ky proces të bjerë ndesh me Konventën Evropiane.