Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, janë bërë prindër për herë të dytë. Familjes së tyre u është shtuar edhe një djalë tjetër.
Me miratimin e lejes nga dy prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Altin Dumani, Veliaj është shoqëruar nga qelia e tij drejt maternitetit “Koço Gliozheni” për të parë foshnjen e porsalindur. Sipas ligjit, leja është e vlefshme për 48 orë. Kjo është hera e parë që kryebashkiaku merr leje të posaçme për të lënë qelinë.
Sipas burimeve, djali dhe Xoxa janë mirë dhe nuk kanë pasur asnjë komplikacion.
Çifti janë gjithashtu prindër të një djali, Kajan, i cili erdhi në jetë në tetor të vitit 2018.
Erion Veliaj ndodhet në burg që prej shkurtit 2025. SPAK ka renditur ndaj tij 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Shumica e akuzave lidhen me korrupsionin pasiv, të kryer në 9 raste, në raport me disa kompani, për të cilat SPAK thotë se ai ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme. Sipas akuzës, këto subjekte kanë marrë leje ndërtimi dhe kanë përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste, në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje të të ardhurave. Ndaj saj është vendosur masa "detyrim paraqitje."
Lajm në përditësim...
Komente











Me jete te gjate femija ,aj ska faj qe babi eshte hajdut dhe mamaja do brek lekure 250 euro...
PërgjigjuUrime e me kembe te mbare bebi e me jete te gjate!
Përgjigju