6 muaj pas rikonstruksionit
dëmtohet ura hyrëse e Lezhës

6 muaj pas rikonstruksionit<br />dëmtohet ura hyrëse e Lezhës
Ka rezistuar vetëm 6 muaj rikonstruksioni i urës hyrëse mbi lumin Drin në Lezhë. Dëmtimi i saj ka nisur të shfaqet në pjesë të ndryshme duke detyruar firmën ndërtuese që të marrë masa të menjëhershme për riparimin e saj.
 
Eshtë vlerësuar shqetësues dëmtimi i menjëhershem i urës në të cilën janë investuar miliona lekë, ndërsa shihen qartë shenjat që kanë nisur të shfaqen në pjesë të ndryshme të saj.
 
Inxhinierët nuk e kanë përcaktuar ende shkakun e këtij dëmtimi të shfaqur sëfundmi, por Drejtoria e Urbanistikes në Bashkinë e Lezhës ka bërë të ditur se investimi nuk është marrë ende në dorëzim nga ana e bashkisë.
 
Drejtori i urbanistikes Sokol Toma ka shpjeguar së menjeherë pas këtij konstatimi firma ndërtuese ka nisur riparimin e saj, por do të monitorohet efekti që do të japë, në mënyrë qe të gjendet zgjidhja e këtij fenomeni.
 
Inxhinierët pretendojnë se gabimet e projektuesve kanë sjellë këtë dëmtim të ures, por për urbanistët edhe lejimi i kalimit të mjetëve me tonazh të rëndë ka ndikuar në përkeqsimin e situatës.
 
Probleme të ngjashme kanë nisur të shfaqen edhe në sheshin e ri të qytetit që ka kushtuar rreth 3.5 milion euro.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet