Angela Martini është një nga modelet shqiptare më sexy. Kohët e fundit partneri i saj, miliarderi rumun është përfshirë në konflikte me drejtësinë. Ndërkohë Angela ka treguar se çfarë ka ndodhur me jetën e saj.
Së fundmi, Angela ka ndarë me ndjekësit e saj në instagram një foto të sajën me mbishkrimin ““Pjesa e parë e këtij viti ishte më e çmendura e jetës sime! Ishte krejt si një film! Por, prisni të shihni se si do të jetë pjesa e dytë!”
Edhe pse ka qëndruar larg rrjeteve sociale, pa postuar momene nga pushimet luksoze, kjo nuk do të thotë se Angela ia ka kaluar keq.
Përsa i përket të shoqit në një intervistë të dhënë për ‘ Revistën Who’ Angela ka deklaruar se ai është i pafajshëm.
“Ne duhemi më shumë se kurrë! Unë nuk i qëndroj pranë atij vetëm në ditë të mira, por, mbi të gjitha, në ditë të këqija! Kjo situatë në jetën tonë na erdhi e papritur, por më bëri ta dua më shumë atë. Ai gëzon të gjithë mbështetjen time, sepse, përveç dashurisë së madhe që kam për të, edhe më shumë dashuri kam për të luftuar për të vërtetën, për të luftuar padrejtësitë!”-është shprehur Angela.
I dashuri ose bashkeshorti eshte ekstraduar nga Los Angeles per ne RUMANI ku eshte duke shlyer denimin me burg qe gjykata i ka dhene per evasion fiskal.
Përgjigju