Fondacioni i 'Angela Martinit' investon në shkollën 'Ali Laçej' në Shkodër, një fushë e re sportive për nxënësit dhe komunitetin e zonës ku modelja është rritur

Shkolla 9-vjeçare “Ali Laçej” do të ketë një terren tërësisht të ri sportiv që do të jetë në funksion të nxënësve për zhvillimin e orëve të edukimit fizik, por edhe për komunitetin e zonës në orët e pasdrekës. Ky investim që i dhurohet Bashkisë Shkodër, vjen nga fondacioni i modeles shkodrane por me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Angela Martini, e cila ka zgjedhur lagjen ku ka jetuar për të dhënë një shembull tejet pozitiv. Kompleksi sportiv shumëdimensional do të jetë ndër më modernet dhe me sistem ndriçimi për zhvillimin e lojërave edhe në orët e mbrëmjes.

“Jemi me përfaqësuesin e Bashkisë që kanë zgjedhur shkollën tonë për një investim në një fushë sportive për zhvillimin e orëve mësimore dhe t’i shërbejë komunitetit në orët e pasdites. Fondacioni i Angela Martinit që e bën këtë investim dhe bashkia Shkodër që ka zgjedhur shkollën tonë i falenderoj”, tha Ardian Bardhi, drejtor i shkollës “Ali Laçej”.

“E falenderoj publikisht fondacionin Angela Martini se ka zgjedhur një nga lagjet ku është rritur dhe besoj se do t’i shërbejë jo vetëm shkollës Ali Laçej por të gjithëve. Falenderoj të gjithë ata që bënë të mundur që t’i jepet dicka komunitetit tonë. Dëshira jonë është t’i shërbejmë rinisë që të merret me sport”, tha Alban Hasani, përgjegjës i drejtorisë së kulturës, arsimit, rinisë dhe sporteve në Bashkinë Shkodër.

Investimi në fjalë do të jetë gati brenda 1 muaji, duke i dhënë kështu shkollës 9 vjeçare “Ali Laçej” një tjetër imazh për zhvillimin e sportit tek të rinjtë. Bashkia Shkodër do të vijojë ndërkohë investimet e saja por edhe përmes donatorëve për përmirësimin e terreneve sportive dhe kushteve në të gjitha institucionet arsimore që ajo ka në varësi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën