Koronavirusi është përhapur me shpejtësi në Shkodër, dhe ky qytet është bërë shembull se si mos respektimi i masave të marra ka çuar në një bilanc të rënduar.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka shkuar në 48 numri i personave të prekur në Shkodër. Janë konfirmuar pozitiv një tjetër anëtar i familjes në Dobraç, dy të tjerë të familjes në Kiras, të cilët u infektuan e para në një ceremoni mortore dhe e dyta gjatë vizitave në shtëpi për një të sëmurë. Gjithashtu, janë konfirmuar pozitiv dhe 2 anëtarë të një 80-vjeçareje që ishte infektuar më herët si dhe infermieri që i shërbente asaj.
Në total brenda 24 orëve, janë regjistruar 6 raste të reja.
Lajmi kryesor: