6 shoferë të rrezikshëm ngelin edhe në ‘vjeshtë’! Testimi më i vështirë, u jepet vetëm një shans ose rikthim në Autoshkollë

TIRANË- Shkeljet e rënda në rrugë i kanë kushtuar shtrenjtë 6 shoferëve, të cilëve u zeruan 20 pikët e patentës dhe pasi u rikthyen për një javë në Autoshkollë, mbetën në testin teorik.

Sipas ndryshimeve në Kodin Rrugor, nëse shkeljet e konstatuara nga efektivët rrugorë, heqin njëra pas tjetrës pikët e lejes së drejtimit, shoferi është i detyruar t’i rikthehet nga e para Autoshkollës, duke bërë pagesën njëjtë si shoferët për herë të parë, me të njëjtën vlerë, do t’i nënshtrohen edhe mësimit teorik edhe praktik. Në Autoshkollë duhet të mësojnë mbi libra për 1 javë, dhe brenda 30 ditëve duhet të bëjnë testin teorik. Gjashtë shoferë shkelës, bënë më shumë se 3 gabime gjatë provimit teorik, në një survejancë më të shtuar se normalisht. Kjo i detyron të rikthehen sërish në shkollë, dhe të paguajnë nga e para tarifat, në ndryshim nga shoferët për herë të parë, që kanë të drejtë të testohen deri në 5 herë pa tarifa shtesë nëse ngelin.

Që me hyrjen në fuqi të Kodit Rrugor qershorin e vitit 2021, 13 shoferë në total i humbën pikët e patentës, por 7 prej tyre nuk u paraqitën në testimin teorik, që i kthen ata automatikisht shkelës me të drejtën për të rinisur nga e para Autoshkollën.

Por, cilat shkelje në rrugë iu heqin pikët e patentës? Një shofer kur pajiset me patentë ka në dispozicion 20 pikë, të cilat mund t’i zbriten ose rriten në varësi të sjelljes së tij në rrugë. Shkelja më e rëndë që parashikon heqjen njëherësh të 15 pikëve që me herën e parë është ajo kur shoferi nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast aksidenti me dëme në njerëz.

10 pikë hiqen kur shoferi nuk pranon të paraqesë dokumentacionet që i kërkon policia, nuk ndalon në postblloqe, qarkullon nën ndikimin e narkotikëve, nuk ndalon ose nuk lejon të kalojnë emergjencat dhe qarkullon me mjet transportues mallrash pa zbatuar rregullat e sigurisë. Më tej renditen edhe shkeljet më të buta, për të cilat hiqen më pak pikë. Për këto shkelje, por edhe të tjera, kur ripërsëriten brenda një viti,vlera e pikëve të hequra shtohen.

Një pit-stop edukativ është parashikuar për shkelësit me pasojë të lehta në rrugë, në momentin kur kryejnë rinovimin e patentës.

Ndryshimet në Kodin e ri Rrugor kanë parashikuar që të shpërblejnë edhe ata që janë model i mirë në rrugë. Nëse brenda 2 vitesh nuk kryen shkelje, atëherë në patententë shtohen 2 pikë për çdo 2 vjet, deri në një maksimum prej 30 pikësh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut