6 të infektuar nga 381 testime të kryera! Asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit

6 të infektuar nga 381 testime të kryera! Asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

Vetëm 6 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus nga 381 testime të kryera në të gjithë vendin, ndërsa janë shëruar dhe 14 persona përgjatë 24 orëve të fundit. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete. Rastet e reja raportohen në këto bashki: 2 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Kurbin, Fier, Tepelenë, Kuçovë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 167 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,447 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 26 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                6

Të shëruar në 24 orë             14

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       381

Testime totale                   2,008,302

Raste pozitive                      332,208

Raste të shëruara                  328,447

Raste Aktive                             167

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    140

Gjirokastër                9

Fier                           6

Berat                           4

Vlorë                         3

Shkodër                   1

Durrës                       1

Kukës.                        1

Dibër.                         1

Lezhë.                         1

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)