Gjashtë ushtarë turq vriten nga luftëtarët kurdë në Irak

Gjashtë ushtarë turq vriten nga luftëtarët kurdë në Irak

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë deklaroi të enjten se të paktën 6 ushtarë turq janë vrarë në një seri sulmesh nga luftëtarët kurdë në veri të Irakut.

Sulmet kanë nxitur Turqinë të kryejë kundërsulme ajrore që kanë lënë të vrarë katër anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, sipas ministrisë.

Sulmet vinë në një përshkallëzim të gjatë mes Turqisë dhe grupeve të mbështetura nga Turqia në njërën anë, dhe në anën tjetër luftëtarëve kurdë në Irak dhe Siri, raportojnë mediat e huaja.

Ankaraja e konsideron PKK-në dhe grupet bashkëpunëtore kurdë në Siri e Irak si organizata terroriste, duke shtuar se anëtarët e PPK-së rregullisht gjejë strehë në rajonin gjysmë-autonom kurd në Irakun verior. 

Turqia ka vendosur trupa në një rajon kufitar në Irak dhe rregullisht i sulmon ato që i quan pozicione të PPK-së.

Zyrtarët e sigurisë në Irak thanë se sulmet ajrore të enjten goditën pozicionet në veri të qytetit Duhok, ndërsa koloneli turk, Zeki Akturk, u zotua për hakmarrje për ushtarët e vrarë.

S.S/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës