Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Fushë-Bulqizë ku një 6-vjeçar është rrëzuar nga biçikleta duke luajtur pranë banesës së tij dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.
Fëmija ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Bëhet fjalë për të miturin me iniciale O.L. Ndërkaq nuk dihen më shumë detaje nga ngjarja.
"Në spitalin e Bulqizës është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur, i cili duke luajtur me biçikletë pranë banesës së tij është rrëzuar duke pësuar lëndime. I mituri pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës po transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.