Policia italiane ka publikuar detaje të reja nga shkatërrimi i rrjetit të trafikut të kokainës nga Holanda në Itali vitin e kaluar, ku në pranga ka vendos drejtuesi shqiptar dhe korrierët. 
 
Shqiptari i arrestuar Dritan Tilka 30 vjeç në më pak se dy javë ka qarkulluar plot 626,351 euro.
  
Libri i tij i llogarisë i është bashkëngjitur procedurave hetimore i mbyllur me 31 arrestime, 22 kg kokainë, 39 kg marijuanë e gjysmë milionë euro para të gatshme, armë dhe mitralozë të konfiskuar gjithashtu.
 
Zinxhiri i tregut të drogës nga Holanda në Milano, realizohej nga shqiptarët.
 
Hetuesit kanë regjistruar dhjetëra biseda telefonike të Antonino Salantino, i cili kryente ngarkesa të mëdha të drogës si dhe furnizues të korrierëve.
 
Shqiptarët ishin me një flotë prej 6 makinash të modifikuar për fshehjen e drogës dhe udhëtimet për në Holandë.
 
Një rrjet telefonash anonimë janë dedikuar për logjistikë, ndërsa janë me emra fals indianësh, kinezësh, japonezësh dhe egjiptianësh. Ky është grupi i korrierëve.
  
Në nëntë muaj, trafikanti shqiptar në Via Corelli ishte në gjendje për të qarkuar 4,018,000 euro.

Skema
Skema si funksiononte rrjeti i drejtuar nga trafikanti shqiptar 

dy.b/shqiptarja.com