Dënohet me 4.5 vite burg shqiptari Emiljano Hilaj, 24-vjeçar, i cili u vu në pranga teksa dhjetorin e vitit të shkuar. Ai u kap në hotelin ne të cilin kishte një muaj që po qëndronte ne Solferinos, katër ditë para Krishtlindjeve.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari do të vuajnë në burg dënimin, ndërkohë që policia ka faktuar se ai ishte një nga korrierët e drogës. Shqiptari u zbulua pasi një informator i seksionit antidrogë dha informacione për një bazë droge në Solferino. Policia shkoi ne hotel dhe gjate kontrollit i hapën dollapin.
Brenda gjetën tre çanta të zeza, me hashash të presuar, ndërkohë që muri fshihte thesarin e vërtetë, çanta të tjera me drogë dhe një peshore. Ndërkohë që dogë iu gjet edhe në makinën që ai përdorte, tip Chevrolet Matiz.