Nis puna për spitalin karantinë! Rama online me ministrat: Asnjë pensionist s'do lejohet jashtë! Sot erdhën 50 mijë mjete mbrojtëse

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një video konferencë online me ministrat e qeverisë në lidhje me situatën dhe masat e marra nga koronavirusi. Gjatë diskutimeve u ngritën shumë pyetje nga Rama, i cili kërkoi nga ministrat e tij sqarimin e disa situatave për popullin i cili ka ende ka dileme për mënyrën e marrjes së pagesës në kohën që janë të mbyllur në shtëpi apo dhe zbatimin e urdhrave të vendosura nga qeveria.

Rama ngriti me forcë që pensionistët nuk duhet të lejohen asnjë sekondë jashtë dhe kushdo që i shikon, duhet t'u thotë të hyjnë brenda madje edhe të lajmërojnë policinë nëse nuk binden.

"Pensionistët duhet të kthehen në shtëpi. Policia duhet të kthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. S’ka obobo,u më pe. Pensionistët duhen kthyer nga rruga. Makinat e policisë që bëjnë mbikëqyrjen, s’duhet të vazhdojnë rrugën kur shohin një pensionist, por t’i thonë; ‘xhaxhi në shtëpi’", tha prerë Rama.

Në lidhje me pagesat ministri Arben Ahmetaj tha se çdo punonjës i biznesit të vogël po të paguhet dhe përfitojnë nga paketa e ndihmës, ndërsa në lidhje me pagesat e dritave, Kryeministri sqaroi edhe njëherë se ato do të paguhen dhe gjithashtu tatim fitimi, ndërsa për bizneset do të shtyhet vetëm mbyllja e bilanceve, që do të bëhet në korrik në bazë të një VKM-je që do të specifikohet nesër.

"Taksat dhe sigurimet do të paguhen, sepse ndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë, se përfundojmë në  një gropë ku edhe korona nuk na gjen dot nëse do të na kërkojë. Pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk i paguan nuk do të ketë drita, nuk është deti kos."

Në fillim të muajit prill do të bëhet dhe indeksimi i pensioneve, ku 20 milionë euro do t'u shkojnë pensionistëve përmes indeksimit.

Përgatitja për skenarin e katërt nëse situata me covid 19 përkeqësohet, ka bërë që të lind nevoja e ndërtimit të një spitali karantinë, ku ministria e Shëndetësisë, Manastirliu tha se ky spital do të trajtojë personat me nevojat bazike, të sëmurët simptomatikë të cilët kanë nevojë për hospitalizim, jo ata për terapi intensive. Manastirliu bëri me dije që synohet brenda 20 ditësh të fillojë përshtatja e strukturës së identifikuar, në spitalin e ri, teksa shkoi se ky spital konsiderohet skenar i katërt në rendin e skenarëve të projektuara. Manastirliu tha se janë marrë një sasi prej 50 mijë mjetesh të mbrojtjes personale për stafet mjekësore, të cilat kanë filluar të shpërndahen në të gjithë spitalet si dhe vlerësoi lehtësinë në transportimin e materialeve mjekësore nga qeveria turke.

Ndërsa në lidhje me testimin në masë të popullsisë, ministra Manastirliu sqaroi se kjo nuk do të përjashtonte reskun e qytetarëve, pasi ato mund të infektohen në një moment të dytë. Prandaj sipas projekteve të ekspertëve testohen vetëm rastet e dyshuara dhe të afërmit e tyre për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit të covid 19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:18
Nisa puna për spitalin karantinë! Rama-Manastirliut: Po e fillove për 20 ditë do të bëjmë monumentet

Ministria e Shëndetësisë po përgatitet për skenarin e katërt nëse do të rritet fluksi i personave të prekur me koronavirus. Përpos Infektivit që tani ka 120 shtretër, gati është 'Sanatoriumi', por edhe ish-kirurgjia dhe spitalet private. Por për të qenë gati nëse do të ketë fluks të papërballueshëm, qeveria ka nisur punën për të ndërtimin e një spitali karantinë. Ministrja e Shëndetësisë tha se ky spital do të trajtojë personat me nevojat bazike, të sëmurët simptomatikë të cilët kanë nevojë për hospitalizim, jo ata për terapi intensive.

Diskutimi i kryeministrit me ministren e Shëndetësisë
Edi Rama: Opsioni për të hapur spitalin e ri?
Ogerta Manastirliu: Kemi bërë një vlerësim në një objekt që po e shqyrtojmë për ta kthyer në një strukturë spitalore bazë për ata pacientë që do të kenë nevoja të trajtimit, jo terapi intensive, por ata që duhet të kenë një hospitalizim dhe do të kenë nevojë për terapi bazë. Kemi bërë një investigim në vendin ku mendojmë dhe vlerësojmë se do të jetë ky objekt dhe do i nënshtrohet një rehabilitimi dhe plotësimi të nevojave baze me aparaturave bazike për të përballuar cdo fluks të nevojshëm. Ky është një skenar i katërt në rendin e atyre që projektojmë. Spitali i parë COVID është Infektivi me 120 shtretër, i dyti është "Sanatoriumi", më pas ish-kirurgjia në QSUT, më pas spitalet jo publike, por sigurisht edhe një strukturë spital karantinë, i nevojave bazike për të gjithë të sëmurët simptomatikë të cilët kanë nevojë për hospitalizim.
Edi Rama: Kur e kemi një qartësi që kemi okej me këtë plan?
Ogerta Manastirliu: Jemi duke vlerësuar instrumentin ligjor dhe po bëjmë një studim ekonomik dhe plotësimit të nevojave që kjo strukturë do të ketë.
Edi Rama: Kur, kur, kur?
Ogerta Manastirliu: Brenda 20 ditëve të kemi filluar punimet për të rehabilituar
Edi Rama: Po e fillove për 20 ditë do të bëjmë një monumentet te hyrja e spitalit.

Ora 18:07
Manastirliu: Testojmë të dyshuarit për të shkëputur zinxhirin e covid 19, testimi në masë i popullsisë nuk largon riskun

Rama: Jemi duke bërë më shumë teste dhe mbase mund të thuash diçka lidhur me shifrat dhe parashikimin, që mesa ndjek kurbën jemi brenda parashikimeve bazuar te efekti i covid 19

Manastirliu: Do të testojmë, testojmë, testojmë të dyshuarit dhe ata që kanë nevojë të heqin dyshimet nëse janë të prekur apo jo për të ndërprerë zinxhirin e infektimit të Covid 19. Kemi bërë testime aq nevojë sa kemi pasur, Epidemiologët në të gjithë vendin po bashkëpunojnë me urgjencat rajonale dhe ato të ardhura në numrin 127për të identifikuar rastet e prekura. Nëse do të testojmë të gjithë popullatën, do të duhet ta ritestojmë atë periodikisht dhe kjo nuk është vetëm një çështje buxheti, por nuk e përjashtojmë dot riskun e tyre me testin, pasi ato mund të infektohen në një moment të dytë.

Jemi në javën e tretë dhe kërkon një numër testime për të ndërprerë zinxhirin e infektimit. Ne testojmë personat që shfaqin shenjat dhe të afërmit e tyre, në mënyrë që të krijojmë izolimin e covid 19. Kjo është strategjia e duhur e marrë nga qeveria dhe është mbështetur dhe nga ekspertët. Kurba do të fillojë të rritet dhe masat e ndërmarra do të vlerëson ndoshta jo këtë javë por në fillim të javës tjetër rreth datës 30 mars. Gjatë kësaj kohe do të rishikohen të gjitha modelet dhe probabilitet e ekspertëve për të mbajtur sa më poshtë kurbën.  Testimet ne i kemi shoqëruar me masa të menjëhershme të vetizolimit, ndërsa vendet e tjera kanë kryer testime në masë dhe më pas kanë marrë masat. Efekti i masave nuk do të shihet ndoshta këtë javë por javës tjetër besoj se po, duhet t'i japim frymë sistemit tonë shëndetësor.

Ora 17:56
Materialet nga Turqia, Rama: Erdogani na bëri nder të madh! Manastirliu: Rritëm stokun, presim 30 mijë syze mbrojtëse

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se pas transportit nga Turqia 50 mijë pajisje mbrojtëse për pacientët dhe mjekët janë shpërndarë, ndësa stoku është i konsiderueshëm. 

Diskutimi me ministren e Shëndetësisë
Edi Rama: Ogerta, e di që je e mbingarkuar dhe të kemi një listë borxhesh gjumi, por disa pyetje të shpejta. Materialet nga Turqia u morën në dorëzim?
Ogerta Manastirliu: Po ka filluar shpërndarja e të gjithë elementëve dhe paketave të mbrojtjes së mjekëve. Sot është bërë furnizimi duke rritur stoqet që kishim për më shumë siguri, pasi krijon panoramën mbrojtësve. Ne sot kemi shpërndarë 50 mijë elementë të seteve mbrojtëse. Në vijim presim 167 mijë maska, veshje dhe dorëza. 30 mijë syze dhe ekrane mbrojtëse dhe dezinfektantë për të krijuar atë armën e duhur për barrierat mbrojtëse për personelin. Do të vijojmë me këtë kanal komunikimi për të mbështetur mjekët dhe infermierët.
Edi Rama: E bëtë sot bisedën me homologun?
Ogerta Manastirliu:  Jo kishim qenë në këshillin e sigurisë, ose në darkë vonë...kur të ketë oraret e lira.
Edi Rama: Duhet theksuar se janë materiale të blera nga qeveria jonë, pjesë e buxhetit të luftës, por nderi i madh dhe avantazhi është që qeveria turke hapi kanalin e eksportit me urdhër të Presidentit. Pasi vendet kanë mbyllur kufijtë dhe kjo e bën shumë të komplikuar këtë luftë dhe që ne tani të garantojmë rezerva dhe këto janë të konsiderueshme falë këtij kanali që kemi hapur. Është një hapje ekskluzive kanali, pasi si Turqia dhe Kina janë mbyllur për kërkesat, por me urdhër të presidentit u hap.

Ora 17:49
600 të dënuar do lënë qelitë nga koronavirusi! Gjonaj: Tre formularët që duhen plotësuar

Rreth 600 është numri total i të dënuarve që pritet të lënë qelitë si përfitues nga akti normativ për situatën emergjente nga COVID-19. Ministrja e Drejtësisë ka shpjeguar të gjithë procedurën dhe dokumentet që duhet plotësuar në tre formularët.

"Drejtori i burgjeve ka nxjerrë udhëzimet për ngritjen e komisioneve që të shqyrtojnë dosjet e të dënuarve që përfitojnë. Janë miratuar tre formularët fiks, i pari që plotësohet kërkesa nga i dënuari, i dyti që ka të bëjë me deklaratën e përgjegjësisë që merr i dënuari për përfituar për të qëndruar në shtëpi dhe i treti, që paraqet cdo familjar që jep pëlqimin. Janë publikuar në faqen e drejtorisë së burgjeve. Komisioni ka 5 ditë afat, po komunikon me familjarët që figurojnë nga paraqitja e kërkesave nga të dënuarve, për dokumentet që duhet të sjellin.

Sa i përket dokumentacionit që kërkohet, janë një vërtetim i banesës, dokumentacione që sigurohen  nga vetë drejtoria e burgjeve, certifikata familje për të kuptuar lidhjen dhe gjithashtu një deklarata e përgjegjësisë. Kanë komunikuar me prokuroritë dhe policët për kriteret ndaluese që përbanë akti nëse këta persona janë në proces hetimi tjetër, apo kanë rrezikshmëri apo edhe institucionet e tjera. Numri total është 600, por kjo nuk do të thotë se do të jetë ky numri final, mund të ketë ulje, nëse disa të dënuar nuk do të garantojnë garancinë për garantuar rendin dhe sigurinë. Të dënuarit që do të lirohen duhet kenë kontakt me drejtorinë e burgjeve njëherë në ditë dhe policinë dy herë në ditë' tha Gjonaj.

Ora 17:41
Rama: Pensionistët nuk duhet të dalin nga shtëpia, sigurojuni shërbimet në banesën e tyre! Gjoba kush ecën dyshe në rrugë

Kryeministri Rama bëri thirrje disa herë që policia dhe forcat e armatosura të mos lejojnë pensionistët të dalin nga shtëpia. Edhe të rinjtë që shohin pensionistë në rrugë tha Rama duhet t'u thonë se duhet të ikin menjëherë në shtëpi. Në komunikimin me ministrat ai tha se situata po përmirësohet por se duhet ende punë për t'u bërë në mënyrë që të mos dalë askush nga banesat.

" Kemi dy probleme që duhen adresuar me urgjencë. Pensionistët duhet të kthehen në shtëpi. Kemi folur dhe me ministren e Mbrojtjes dhe atë të Shëndetësisë për të targetuar shërbimet për pensionistët. Për pensionistët kryefamiljarë, u duhet shërbyer nga ne. Të tjerët duhen ndihmuar nga fëmijët. Policia duhet të kthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. S’ka obobo,u më pe. Pensionistët duhen kthyer nga rruga. Makinat e policisë që bëjnë mbikëqyrjen, s’duhet të vazhdojnë rrugën kur shohin një pensionist, por t’i thonë; ‘xhaxhi në shtëpi’. Problem tjetër që shoh është ecja bashkë. Është e ndaluar, është e rrezikshme. Duhet të ecin tek e tek. Mund të jeni burrë e grua! Por po vazhdoi kështu, do martohen të gjithë bashkë, edhe burri me burrin. Po ecet bashkë, gjobiteni! Atyre këmbësorëve që kapen duke ecur në rrugë pas orarit, do gjobiten dhe përveç kësaj do i bllokohet makina. Pensionistëve u kemi thënë se nuk do të dilni nga shtëpia, nuk do i lëmë që të dalin nga shtëpia. Po të mblidhen atje në sportele 20-30-40 veta është katastrofë, prandaj skema e çuarjes së pensionit në shtëpi duhet të funksionojë me patjetër. Forcat e armatosura të jenë sa më prezente gjatë ditës, kohës së lejimit të qarkullimit, duhet të jenë në terren, shikojnë dy kalimtarë bashkë të bëjnë atë që bën policia, të ndalojnë dhe të thërrasin policinë dhe policia t'u vendosë gjobën. Nëse shikojnë një pensionist ti thonë, ndal dhe mbrapsht", tha Rama

Ora 17:26
Lleshaj: Janë ndëshkuar mbi 1 mijë qytetarë për thyerje të masave dhe urdhrave

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli për situatën e ndihmave në të gjithë vendin dhe ndëshkimet e marra në të gjithë vendim pasi kanë shkelur masat dhe urdhrat e marra.

"Që nga momenti i parë familjet në nevojë i janë nënshtruar një procesi të shpërndarje së ndihmave humanitare. Janë disa shifra inkurajuese që tregojnë volumin e punës deri mbrëmë në darkë janë ndihmuar 40 mijë qytetarë me paketa ushqimore, shpërndarje e medikamenteve apo shërbime të tjera për të moshuarit që ua çojmë në banesat e tyre dhe i inkurajojmë të mos dalin nga shtëpitë.  Në rang kombëtar janë ndihmuar mbi 26 778 paketa ushqimore dhe mbi 5 782 medikamente dhe 5 559 mijë shërbime të tjera sociale."

Në lidhje me shkeljet e rregullave dhe masave të vendosura, Leshja tha se "duhet të forcojmë masat, janë mbi 1 mijë e 61 qytetarë të ndëshkuar për arsye të ndryshme si qarkullimi jashtë orarit , hapje të bizneseve të mbyllura me urdhër apo qarkullim me mjete pa leje".

Ora 17:25
Dështon tenderi për rindërtimin në Tiranë, Ahmetaj: Do të rihapet! Rama: Asnjë tolerancë

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj njoftoi se tenderi për rindërtimin e shtëpive dhe objekteve të tjera, mes të cilave shkollave në Tiranë ka dështuar. Ai tha se Fondi Shqiptar i Zhvillimit do të rihapë sërish tenderin, ndërsa kryeministri kërkoi tolerancë zero. Gjatë diskutimit online u ngrit edhe shqetësimi i disa banorëve në Durrës lidhur me qiratë.

Diskutimi me ministrin Ahmetaj për rindërtimin
Edi Rama: Skuadra e bashkëqeverisjes është e shpërndarë dhe duhet reaguar menjëherë. Unë kam pasur disa telefonata me njerëzit, janë probleme që duken të vogla, por për jetën e njerëzve janë të mëdha. Një problem që kam hasur, unë dhe këta të skuadrës është edhe shpesh në komente, lidhet me bonusin e qirave në Durrës. Unë di që ministria e financave 1 mld i ka në dispozicion dhe të gjitha këto rastet e ankesave duhet të adresohen me urgjencë. Durrësi është i vetmi ka këtë problem.

Arben Ahmetaj: Ne i kemi kërkuar bashkisë së Durrësit që të rishikojë edhe njëherë listat që të jenë të sakta dhe jo të fryra dhe pas kësaj ministria e financave mund të ecë, është vetëm procedurë, problem pa pengesë. Duhet të mbyllet procedura dhe janë ankesa. E vetmja këshilli që u ka dhënë është që mos i hapni derën pronarit, se qirave është aty, edhe për shkak të COVID-it dera nuk hapet.

Edi Rama: Lidhur me shtëpitë nuk do të presin që të ikë armiku, ku jemi me procedurën?

Arben Ahmetaj: Procedurat janë hapur, FSHZH e mbyll procedurën e ofertave këtë të premte, për të kapur më pas premtimin 31 Dhjetorin. Bashkia e Tiranës, po shikon dhe nesër procedurën e mbyllur pardje, të gjithë dokumentet e kompanive, rezulton se nuk janë të bindur se kompanitë plotësojnë dokumentet. Mund të duhet ta rihapin edhe njëherë procesin për 10 ditë. PSH nga e premtja, për 10 ditë për të pritur kompani më gjerë. Kjo vijon normalisht.

Edi Rama: Asnjë tolerancë tek cilësia, shtëpitë do të bëhen  më të mira sesa ishin.

Ora 17:23
Indeksimi/ Rama: Në javën e parë të Prillit rriten pensionet

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në muajin prill do të bëhet indeksimi i pensioneve. Ai tha se janë 20 mln euro që duhet t'u shkojnë pensionistëve përmes indeksimit.

Diskutimet me ministren Anila Denaj për pensionet
Edi Rama: Pika tjetër lidhet me pensionet. Tani duhet të bëjmë indeksimin, janë 20 mln euro që duhet t'u shkojnë pensionistëve.
Anila Denaj: Kemi premtuar muajin prill dhe jemi në kohë.
Edi Rama: Muaji prill është shumë i gjatë, kur konkludohet?
Anila Denaj: Ne e përfundojmë javën e parë të prillit
Edi Rama: Kjo është ajo që duhet

Ora 17:18
Rama: S'u bë deti kos! Paguani dritat ose i presim! Bilanci i bizneseve në korrik

Kryeministri Edi Rama sqaroi edhe njëherë se dritat do të paguhen dhe gjithashtu tatim fitimi, ndërsa për bizneset do të shtyhet vetëm mbyllja e bilanceve, që do të bëhet në korrik në bazë të një VKM-je që do të specifikohet nesër.

Diskutimi online me ministrat
Edi Rama: Tjetra lidhet me afatet e bilanceve bashkë me tatimet, për të mos bërë konfuzion
Anila Denaj: Shtymë afatin deri në korrik për dorëzimin e bilanceve. Jemi duke përgatitur VKM, do ta njoftojmë nesër
Arben Ahmetaj: Tatim fitimi nuk shtyhet, nuk ka lidhje me këtë
Edi Rama: Taksat dhe sigurimet do të paguhen, sepse ndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë, se përfundojmë në  një gropë ku edhe korona nuk na gjen dot nëse do të na kërkojë. Pagesat e dritave do të bëhen një për një, kush nuk i paguan nuk do të ketë drita, nuk është deti kos.

Pasi krijon efekt zinxhir negativ, mund të përfundojmë në kolaps. Kemi falur kamatë vonesat komplet, tani të gjithë janë vetëm në raport me aktualitetin. Kush thotë se nuk kam mundësi, të kursejë dritat, nuk ka rrugë tjetër.

Ora 17:14
Punonjësit e kopshteve private do marrin rrogën nga shteti

Punonjësit e kopshteve private që përfshihen te bizneset e vogla,  punonjësit e tyre do të përfshihen në  paketën e ndihmës së qeverisë për të marrë pagën e tyre. Sipas ministrit Ahmetaj ata përfshihen automatikisht në paketë për të marrë pagën e  tyre për aq kohë sa qëndrojnë në shtëpi për shkak të mbylljes së biznesit.

Rama: Kopshtet private, që konsiderohen biznes i vogël, janë mbyllur, punonjësit janë në shtëpia. Hyjnë te paketa punonjësit e tyre apo jo?

Ahmetaj: Automatikisht, kush ka përgjegjësi tatimore dhe ka një qarkullim lekësh nën 14 milionë, bizneset private përfitojnë automatikisht nga paketa vendimin e të cilës do e mbyllim sot në darkë që në bazë të procedurës të vazhdojë dhe verifikimi dhe në fillim të prillit të gjitha pagesat të kryhen në saj të asaj që ju keni deklaruar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pensjonisti: 25/03/2020 18:15

    Me gjithe respektin qe kane pensjonistet per Kryeministrin Rama , mbi vlersim e situates per Koronovirusin,kosiderojm jo normale e llogjike pse jo dhe te ligjeshem masat tej shterngura te levizjes njerzeve,e ne vecanti te pensjonistevete ne Oraret e caktura,sipas Aktit normative,por jo maseve shtese te pashkrura ndaj pensjonisteve nga Kryeministri Rama.Keshtu i bie qe pensjonistet te mos i sherbejne vehtvetes ,por te presin nga te tjeret,gje qe nuk mund te ralizohet sic e percepton Kryeministri Rama per tu ardhur ndime atyre,pasi koherat kane ndryshuar. Me erdhi shumkeq kur lexova qe Kryeministri udhezonte Ministrin e Brendeshem per moslejim te levizjes se pensjonisteve ne oraret e percaktura sipas Aktit Normativ,kjo eshte fryrje te dinitetit dhe personalitetit te pensjonisteve,duke i kosideruar ata si qenje e gjalle jo njerzore ne situate lufte,me vecuri specifik aktive vetem per kohe fushate Elektorale .Cili nga keto pensjonist te sotem, duhet te shkoje te parit per te votuar. Pensjonistet jane pa aktivitet fizik, ata kane nevoje per nje kohe te kufizuar te daljes ne ajer te pastert te shikojne driten e diellit,pasi edhe te denurit ligjerisht dalin nje Ore te caktuar per ajerim. Jam dakort qe pensjonistet nuk duhet te mblidhen bashke te lujne shah domino etj,por qe te vejne ne farmaci a supermarket per te blee nje ushqip kjo eshte mese normale.Policia duhet te vezgoje grumbullimet pavend te njerzeve ,dhe jo te pengojne levizjen e lire ne kushtet e kufizimit ne ket situate.Cdo njeri duhet te ruje vehten dhe te tjereve.Kjo nuk arrihet me kufizim por me vetndergjesimbe kontroll te vorceve te rendit brendat kuadrit ligjore aktit normativ.Opinjoni le te me gjykoje nese kam te drejte ose jo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë