6000 ha pyje të Zonave të Mbrojtura përfshihen nga zjarri, drejtori AZM Kukës, Gjana: Duhen të paktën 15-20 vite të rikuperohen ato që janë djegur plotësisht

Mbi 6 hektarë pyje që i përkasin Zonave të Mbrojtura, janë përfshirë nga zjarri gjatë këtyre javëve të fundit në qarkun e Kukësit. Ndërkohë afro 0.5 hektarë janë shkrumbuar totalisht. Shifrat janë bërë publike nga Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura, Lefter Gjana

‘Gjatë kësaj periudhë në rrjetin e zonave të Mbrojtura të Qarkut Kukës, kemi pasur 5 vatra zjarri. 2 në parkun natyrore Korab-Koritnik dhe tre në Luginën e Valbonës. Kemi djegie plotësisht 0.5 hektarë dhe 5.5 hektarë përshkrim pa dëm ekonomik. Në parkun natyror Korab-Koritnik kemi pasur djegie të parcelave pyjore të llojit ah, ndërsa në luginën e Valbonës dy vatra zjarri ka qenë në sipërfaqe shkëmbore, ndërsa një vatër zjarri ka qenë me pyje ahu.’- tha Lefter Gjana, drejtor i administratës së Zonave të Mbrojtura Kukës.

Gjana shprehet se edhe pse është një dëm i vogël ekonomik sa i takon pyjeve, natyrës do i duhen të paktën 15 vite për të marrë veten nga këto zjarre. 

‘Dëmi ekonomik fatmirësisht ka qenë i vogël, pasi nuk ka qenë djegie plotësisht. Në pjesën ku ka pasur djegie plotësisht duhen të paktën 15-20 vjet të rikuperohen.’- tha Gjana.

Ndër të tjera Gjana tregon se për të parandaluar zjarret në kohë, kërkohen vrojtues dhe sinjalizues të zjarreve.  

‘Ne kemi një staf minimal, është e pamjaftueshme të mbulohet e gjithë zona me vëzhgimin. Pozitive do ishte fakti të kishin vrojtues që të parandalohej zjarri në kohë. Banorët kanë qenë bashkëpunues dhe sinjalizues sa u përket zjarreve.’ përfundoi Lefter Gjana.

Ndërkohë, problematike vijon të mbetet situata në Majën e Rrunës në Kukës. Në këtë zonë zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha dhe ah, ndërsa nuk ka ende një përllogaritje të saktë. 

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/08/2021 23:28

    Te rikuperimi ke llogarritur dhe druret qe priten per mobiljerite dhe ata qe priten per dru zjarri,sepse humbjet nga zjarret perbejne vetem 1/3 e tablose se pergjitheshme?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë