613 kg kokainë, Arbër Çekaj mohon akuzat përpara autoriteteve gjermane: S'kam lidhje me drogën

613 kg kokainë, Arbër Çekaj mohon akuzat përpara autoriteteve gjermane: S'kam lidhje me drogën

Arbër Çekaj, pronar i 'Arbri Garden' që porositi kontenierët me banane nga Kolumbia

Nga Gjermania, nëpërmjet dy avokatëve të tij mbrojtës atje, Arbër Çekaj i dyshuar si personi që qëndron pas trafikut të 613 kg kokainë me kontenierët e bananeve nga Kolumbia në Maminas mohon akuzat. 

Nëpërmjet një deklarate për shtyp ai shprehet se s'ka dhënë asnjë deklaratë deri në këto momente për hetuesit gjermanë, mohon akuzat për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe ndodhet në pritje të procesit të ekstradimit.

Ky qëndrim i Çekajt është bërë publik nga deklarata për shtyp e avokatëve gjerman shpërndarë për mediat nga kreu i dhomës së avokatisë në shqipëri, avokat Maks Haxhiaj. Pak ditë më parë nga burime pranë Krimeve të Rënda, Report Tv mësoi se autoritetet gjermane i kanë komunikuar palës shqiptare se Çekaj po hetohet prej tyre çka pamundëson ekstradimin e tij në një kohë të shpejtë drejt vendit tonë ku ndaj tij ka një masë sigurie arrest me burg në mungesë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë