Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar sot kërkesën e Arbër Çekajt, i cili është dënuar me 14 vite burg  si pjesë e grupit kriminal të trafikut të kokainës pasi iu kap sasia prej 613 kg kokainë që  kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.

Çekaj kërkonte të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar.  Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pas refuzimit të kërkesës Cekaj largohet nga seanca duke deklaruar se nuk donte të mbrohej me nga dy avokatet Maks Haxhia dhe Neshat Fana.

Seanca e radhës u shty për në 7 maj ku prokuroria do të paraqesë konkluzionet dhe gjykata do të japë vendimin.

Kujtojmë se pak ditë më parë policia ka sekuestruar në Portin e Durrësit 49 kg kokainë e fshehur në një konteiner me banane që i përkiste Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt. Konteineri me 49 kg kokainë kishte një muaj nën vëzhgimin e autoriteteve dhe ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të tij. Ai u la në burg nga gjykata,