613 vjet nga lindja e heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriot – Skënderbeu

613 vjet nga lindja e heroit të shqiptarëve, Gjergj Kastriot – Skënderbeu

Statuja e Gjergj Kastriot-Skënderbeut

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot - Skënderbeu u lind më 6 maj të vitit 1405, në një familje fisnike të Dibrës, siç ishte ajo e Gjon Kastriotit. Pikërisht sot është shënuar 613-vjetori i lindjes së tij. Ai u mor peng nga Sulltan Murati dhe luftoi për Perandorinë Otomane si gjeneral deri në vitin 1443, vit në të cilin u largua gjatë një beteje, duke u rikthyer në Krujë.

Më vonë në 1444 ai mbledh princërit shqiptarë në Lidhjen e Lezhës ku dhe vendos unanimisht të luftonin për marrjen në zotërim të trojeve shqiptare kundër perandorisë otomane. Në krye të ushtrisë shqiptare, pas fitores së parë kundër otomanëve në betejën e Torviollit, Skënderbeu do të korrte 22 fitore të mëdha kundër Perandorisë osmane, në vitet e luftës në krye të ushtrisë së vet, që kishte si kryeqendër Krujën.

Heroi kombëtar do të njihej për luftën e tij të paepur në një vend kyç mes lindjes dhe perëndimit. Po ashtu heroi Skënderbe, do njihej një besnik i Mbretit të Napolit në traktatin e Gaetës, në të cilën kohë mbështeti Mbretin Ferdinand të Napolit në luftën civile të 1460-’61.

1463 do e gjente atë si komandat i forcave të kryqëzatës së Papa Piut II ndërsa në moshën 63 vjeçare ndërroi jetë më 17 janar të 1468. Gjergj Kastriot Skënderbeu nga shumë vende të Europës Perëndimore konsiderohet si heroi që pengoi Perandorinë otomane të pushtonte Perëndimin e Europës dhe si modeli i rezistencës së krishterë ndaj otomanëve myslimanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 07/05/2018 03:59

    Edhe 60.000 vjet do kalojne dhe emri I GJERGJ KASTRIOTIT do kujtohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, asgjësohen 18469 bimë kanabisi, nën hetim 3 kryepleq dhe 2 specialistë pyjesh

Shkodër, asgjësohen 18469 bimë kanabisi, nën hetim 3 kryepleq dhe 2 specialistë pyjesh