622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit, kryesojnë Italia e Greqia, rritet ndjeshëm Gjermania

622 mijë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi në BE në dekadën e fundit, kryesojnë Italia e Greqia, rritet ndjeshëm Gjermania

Janë 622 mijë shqiptarë që në dekadën e fundit (2008-2018) kanë marrë leje qëndrimit në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.

Numri më i lartë i lejeve të dhëna ka qenë në periudhën 2008-2010, ku rekordi është në vitin 2008 me gati 100 mijë, për të zbritur në 75 mijë në 2010-n, që përkon dhe me emigracionin e lartë të asaj kohe.

Më pas është shënuar një rënie e ndjeshme e lejeve, ku minimumi u arrit në 2013-n, me rreth 31.2 mijë leje.

Rigjallërimi i ciklit të emigracionit shënoi dhe rritjen e lejeve në viet e mëpasshme, duke arritur në 2018-n, me rreth 62.5 mijë të tilla, niveli më i lartë që nga viti 2010.

Sipas shteteve, rekordin e mban Italia, me 308 mijë leje të dhëna në dekadën e fundit, ose rreth 50% të totalit. Në vend të dytë është Greqia, me 224 mijë lekë (36%).

Nga të dy këto shtete ka një rënie të ndjeshme të ndjeshme të lejeve të qëndrimit vitet e fundit në raport me periudhën 2008-2010. (shiko grafikët e lejeve nga Greqia e Italia).

Në të kundërt, rritje të ndjeshme vitet e fundit ka shënuar dhe Gjermania, që ka dhënë gjithsej 28 mijë leje, nga të cilat 10 mijë i ka dhënë vetëm në 2018-n. Gjermania së fundmi është kthyer në destinacion të preferuar të profesionistëve shqiptarë, pasi për shkak të mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore, ekonomia më e madhe e Europës po josh infermierë, IT, inxhinierë (shiko grafikun më poshtë, lejet e qëndrimit dhënë nga Gjermania).

Mbretëria e bashkuar është në vend të katërt me mbi 3 mijë lejë në vit gjatë 2017-2018 (total gati 20 mijë).

Më pas renditet Franca, me 10.7 mijë leje, ku dy vitet e fundit janë dhënë rreth 2 mijë leje në vit.

Lejet e dhëna të vitin 2018 rriten me 20%

Në Bashkimin Europian vetëm për vitin 2018 janë dhënë 62,525 leje qëndrimi për herë të parë për shqiptarët, duke shënuar kështu një rritje me 20% në krahasim me një vit më parë. Në 2017-n, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat janë dhënë rreth 51 mijë leje qëndrimi.

Në Itali dhe Greqi, shqiptarët janë popullsia e parë për nga numri i lejeve të dhëna. Kështu, Greqia në total ka dhënë për të huajt 35,571 leje qëndrimi, prej të cilave 16,900 janë dhënë për shqiptarët, apo rreth 47%. Ndërsa në vend të dytë renditen Kina me 12.7% dhe Gjeorgjia me 6.9%.

Në vendin tjetër fqinj, Itali, janë dhënë në total mbi 238 mijë leje qëndrimi, ku edhe këtu shqiptarët zinin vendin e pare me 23,147 leje qëndrimi, apo 9.7% e totalit, duke u pasuar nga marokenët me 20 mijë leje qëndrimi dhe nigerianët me gati 15 mijë leje.

Në të gjithë bashkimin Europian janë dhënë në total 3,2 milionë leje qëndrimi. Pjesa më e madhe e tyre janë dhënë për arsye familjare me rreth 28.4% të totalit, ndërsa në vend të dytë renditen arsyet e punësimit me rreth 27.5% të totalit, të ndjekur nga arsyet e shkollimit apo rreth 20%, ndërsa arsyet e tjera zinin rreth 24%.

Për sa i përket lejeve të dhëna për shqiptarët, në vitin 2018 rreth 34 mijë leje qëndrimi janë dhënë për arsye familjare, ku njerëz që punojnë dhe jetojnë në BE, marrin dhe familjarët e tyre. Në vend të dytë renditet lejet e qëndrimi për arsye punësimi, ku Be-ja dha 9900 leje, rreth 76% më shumë se një vit më parë.

Lejet e dhëna për arsye të tjera ishin në total 15597 leje qëndrimi, apo 245 e totalit. Ndërsa për arsye shkollimi në 2018-n u dhanë 2587 leje.

Rreth 65% e lejeve në total ishin në Itali dhe në Greqi, ndërsa një peshë të konsiderueshme zinin dhe lejet e dhëna nga Gjermania, përbënin rreth 17% të totalit të lejeve./ Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 29/10/2019 12:15

    Gati 1/3 e popullsise shqiptare të vitit 1990 u shit tek Greqia për skllaveri. Greqia kishte nevojë për skllever dhe skllever më të mirë së shqiptarët e bukur e të fisme nuk kishte sepse përveç skllaverise kjo pjese e popullsise shqiptare dha gjak të ri në “trungun grek” Shikoni...shikojini si eshte sot kjo pjese e popullates shqiptare qe me marveshje të fshehta dy apo shume palesh u shit për asgjë...shikoni si eshte tjetersuar!

    Përgjigju
  • Bab Islam Dud Lushnje Karbonara: 29/10/2019 09:08

    Shqiptarët e Greqise të ngrihen e të ikin qe se i shkelen me këmbë ata dhe femijet e tyre. Urgjentisht të ikin qe atje nqse duan te shpetojne. Eshte tragjikomike të kembengulesh të jetosh në vendin me antishqiptar në botë. 30 vjet u ngujuan atje si budallenj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë