63 015 fletë votimi për 4 njësi
sot testi i verifikimit elektronik
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të miratojë sot projekvendimin për numrin e fletëve të votimit që do të bëhen në 4 njësi vendore në vend, zgjedhje që do të mbahen po në 23 qershor.
TIRANE - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të miratojë sot projekvendimin për numrin e fletëve të votimit që do të bëhen në 4 njësi vendore në vend, zgjedhje që do të mbahen po në 23 qershor.
Do të jenë plotë 63 015 fletë që do të jenë për zgjedhjet për kryetar të njësisë numër 1 në Tiranë, kryetarin e Bashkisë së Bulqizës, kryetarin e komunës Thumanë dhe komunës Sevaster.
“Nga përpunimi i të dhënave, rezulton se në njesitë e qeverisjes vendore ku do zhvillohen zgjedhjet e pjesëshme janë gjithsej 101 QV, me gjithsej 61775 zgjedhës.
Bazuar në urdhërimet e pikës 4, të nenit 97, të Kodit Zgjedhor, të ndryshuar, për zgjedhjet e pjesëshme për kryetar të qeverisjes vendore të datës 23.06.2013, sasia e fletëve të votimit që duhet të prodhohet duke shtuar 2-përqindeshin mbi numrin e zgjedhësve, është 63 015 fletë votimi gjithsej”, thuhet në vendimin e
KQZ.
Ndërkohë që në këto njësi është përcaktuar dhe radha e numërimit të votave, ku në fillim do të numërohen kutitë që kanë votat për zgjedhjet e pushtetit qendror dhe më pas ato vendoret.
“Në këto rastë KZAZ nr.17, KZAZ r.19, KZAZ nr.30 dhe KZAZ nr.81 fillon numërimin me votat për Kuvendin dhe pasi përfundon numërimi i të gjitha kutive të votimit për zgjedhjet për Kuvendin vijon me numërimin e votave për zgjedhjet për kryetarin Bashkisë/Komunës përkatëse”.
VERIFIKIMIPritet që sot të zhvillohet testimi i verifikimit elektronik që do të aplikohet në Qarkun e Tiranës. Ndonëse përfaqësuesit ligjor të PS kanë ngritur shqetësimin se ky testim po mbahet në limitet e afateve kohore dhe se ky projekt nuk do të mund të aplikohet në kohë reale. Gjithashtu sot do të miratohen dhe një numër vëzhguesish për zgjedhjet parlamentare.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 08.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3686
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44