TIRANE - Mbi 6 mijë syze të markave të njohura u sekuestruan nga Krimi Ekonomik dhe Drejtoria e Doganave, ndërsa një banues në Tiranë u arrestua pasi akuzohet se ka shmangur detyrimin doganor në vlerën 2.2 milionë lekë të syzeve.

syzet

Personi me inicialet H.T. u ndalua për kontrabandë dhe shkelje të së drejtës së pronësisë industriale për 6332 palë syze të markave “GUESS”, “PUMA”, “VERSACE”, “FENDI”, “PORSCHE” dhe “Ray-Ban”.

syzet

Operacioni i koduar "Porsche" u finalizua mbrëmjen e së martës nga Drejtoria e Hetimit dhe ajo e Antikontrabandës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim edhe me Sektorin për Krimin Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

syzet

 Fotogaleria për foto të tjera

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)