63-vjeçari në qendër të Këlcyrës në barake e këmbëzbathur apel për ndihmë, banorët: Jeton me 'thërrmijat' që i japim ne (VIDEO)

KËLCYRË-Ky është Kastriot Hajdini, 63- vjeç banues në Këlcyrë, e ndërsa kjo është banesa e tij e cila i ngjason një hauri për strehimin e kafshëve, sesa për të jetuar një njeri si Kastrioti. Ky i fundit jeton i vetëm pasi gruaja dhe fëmijët, janë larguar në drejtim të paditur duke e lënë atë në mes të katër rrugëve.

 E vetmja e ardhur është pagesa e invaliditetit që e përfiton nga KEMP-i ndërkohë që nuk i mjafton për asgjë. Komshinjtë dhe dashamirës të ndryshëm nga Këlcyra, denjojnë ta ndihmojnë në kushtet kur Bashkia e Këlcyrës, nuk e trajton këtë rast si të jashtëzakonshëm.

Vetë Hajdini i lënë në mes të katër rrugëve nga familja, është shumë konfuz dhe fjalët që i dalin nga goja shoqërohen me pasthirrma dhimbjeje.

"Kam 25 vjet i vetmuar, të ardhura këto marrin, 130 mijë lekë invaliditetit jam i sëmurë, ndihmë nga Bashkia nuk kam, as drita as asgjë, as televizor e as frigorifer", thotë ai.

Gjithçka që ai përfiton nga pensioni i invaliditetit shpenzohet për 13 ditë për ngrënie vetëm, ndërsa ditët e ngelura të muajit, Kastrioti i shtyn herë i ngopur me shpresë e herë i pangopur me ushqim. Për të, çdo ditë është e zakonshme, ndërsa për dashamirësit e tij, ndihma nuk ka për të munguar.

"Ai duhet ndihmuar. Është njeri pa njeri. Gruaja i ka ikur, me tre fëmijë, e kanë lënë të vetëm këtu. Ka 15 vjet me këtë baraken këtu dhe kjo i është djegur njëherë, shtëpinë ia kemi bërë ne më kontribut dhe asnjeri nuk ka ardhur që ta shikojë, as nga pushteti vendor asnjë. Kaq koren dhe kaq ujë, unë po ia jap. Gjynah, shikoje është zbathur"

"Do ndihmuar, është njeri pa njeri. Gruaja i ka ikur, siç e shikoni është këmbëzbathur. S'i jep njeri lekë"

"I bëj thirrje shtetit që ta ndihmojnë se ky person nuk lihet kështu ky i shkretë", thonë disa nga banorët.  

Kushtet në kasollen që jeton Kastrioti, janë më të këqija sesa në një stallë, pa korrent, pa ujë pa një kusht elementar për një njeri ta zakonshëm. E gjithë kjo ndodh në qendër të Këlcyrës dhe askush nga pushteti vendor, nuk e ka drejtuar vëmendjen tek ky njeri.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dauti: 22/07/2019 23:56

    Ministri qe mbulon sektorin e asistences sociale duhet varur te skenderbeu ne Tirone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë