TIRANE- Shqipëria prodhon sasinë më të madhe të bimëve mjekësore aromatike. Sherebela mban vendin e parë për prodhimin dhe eksportin në botë, ku vetëm në SHBA 65 % e tregut furnizohet nga vendi ynë. Kështu u deklarua në asamblenë e 10-të të industrisë së bimëve mjekësore aromatike. Edhe pse Shqipëria ka prodhimin më të madh të bimëve mjekësore-aromatike vetëm 1/3 e tyre arrin që të grumbullohet dhe të përpunohet.
Drejtori i USAID në Shqipëri, Marcus Johnson, shprehet i kënaqur që numri i personave që po merren me kultivimin e këtyre bimëve mjekësore vjen në rritje nga viti në vit.
“USAID ka pranuar që në fillim që të punojë me këtë projekt për të rritur cilësinë e paketimit dhe të grumbullimit të bimëve aromatike mjekësore në Shqipëri. Sot janë mbi 150 anëtarë nga të cilët 30 eksportojnë rregullisht. Ne do të vazhdojmë të japim mbështetjen tonë për këtë sektor që Shqipëria të ketë mundësi që ta zhvillojë sa më shumë”, tha Marcus Johnson, drejtues i USAID në Shqipëri.
Zv.ministri i Bujqësisë, Jani Babi, është shprehur se të gjithë këta kultivues do të kenë mbështetjen e kësaj ministrie.
Vitin e kaluar për herë të parë USAID dhe AAC Lushnja kanë bashkëpunuar për të rritur një bimë të re, Stevia, e cika ka kërkesë në rritje në tregjet e reja në Shqipëri, rajon e më gjerë. Nga kjo bimë mund të kultivohet sheqeri i cili shërben edhe për diabetikët pasi nuk kalon në gjak. USAID mbështet këtë sektor edhe për faktin se mund të punësohen shumë njerëz në zonat rurale ku aktualisht figurojnë rreth 100.000 të punësuar.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO