65-vjet më parë u realizua filmi i parë artistik sovjetiko-shqiptar “Skënderbeu” (1954) me regji të Sergej Jutkeviç. Filmi ruso-shqiptar ka në qendër jetën e heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili bashkon princërit shqiptarë, duke u martuar më Donikën edhe organizon Lidhjen e Lezhës, ku edhe përballet me tradhtinë e nipit të tij, Hamzait. Për të kujtuar këtë realizim kinematografik, në sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar u prezantua dokumentari “Skënderbeu dhe Gjirokastra”. Në dokumentar fokusi i regjisorit Ilir LLuri janë xhirimet në Gjirokastër, sesi ky vend u përdorë nga regjisori rus në vend të Krujës.
“Ky aktivitet u përqendrua kryesisht në lidhjen që kishte Skënderbeu me Gjirokastrën. Nuk ka lidhje historike sigurisht, por ajo që e lidh është xhirimi i filmit ‘Skënderbeu’. Gjirokastra është zgjedhur në vendin e Krujës, vendi ku Skënderbeu kthehet në Shqipëri. ky moment përbën një sadisfaksion shumë të madh banorët. Nga ana tjetër filmi ka një rëndësi, se për herë të parë Gjirokastra përdoret për herë të parë si atelie filmike”.
Zvëndësambasadori i Rusisë në Tiranë, Dmitry Kazmin, në Shqipëri gjatë fjalës së tij, e cilësoi shumë të mirë marrëdhënien mes dy popujve, gjë prej së cilës është realizuar edhe ky bashkëpunim kinematografik.
Gjatë prezantimit të dokumentarit u ekspozuan edhe 30 fotografi të rralla, të cilat janë realizuar në sheshin e xhirimeve të filmit “Skënderbeu”. Filmi “Skënderbeu” është vlerësuar me “Çmimin e Madh” (Grand Premio) në Festivalin e Kanës. Në film kanë luajtur aktorët Naim Frashëri, Besa Imami, Avdije Alibali dhe disa aktorë të njohur rusë.
Imazh i heroit kombëtar, i përdorur në filmin ‘Skënderbeu’
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Janar, 09:13
Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?
-
Po
41.1%
-
Jo
53.5%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 409
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Regjistrimi për votën e diasporës, ja ku po gabojnë shqiptarët e Italisë
20 Janar, 11:16
-
Tiranë, zjarr në apartamentin e një pallati te 'Komuna e Parisit', evakuohen banorët! Shkak një shkëndijë në paketën elektrike në një zyrë
20 Janar, 11:12
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama takim me drejtuesit politik të qarqeve
20 Janar, 11:09
-
Presidenti kinez refuzoi ftesën e Trump, por kush është zyrtari i lartë që dërgoi Pekini për të marrë pjesë në inaugurim
20 Janar, 11:05
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi dërgon në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor! 209 mijë votues nga diaspora pa ID! Celibashi: Zgjasni vlefshmërinë e dokumenteve
20 Janar, 11:00
-
SHBA: Dita e parë e Trump në detyrë me 'rekord vendimesh'
20 Janar, 10:49
-
Berisha për Dumanin: Do përfundojë në koshin e plehrave, atje e kanë vendin veglat e diktaturës
20 Janar, 10:48
-
TKOB çel sezonin me tingujt e Rachmaninoff dhe Tchaikovsky! Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, koncert më 25 janar
20 Janar, 10:45
-
Djaloshi shqiptar nga Gostivari realizon ëndrrën e tij, futet në fushë dhe takon Mbappe
20 Janar, 10:44
-
U paraqit në SPAK, Berisha sulmon Dumanin: I birësuar nga krimineli Ymer Lala për 1 mln euro, mercenarë të Ramës kundër PD
20 Janar, 10:44
-
Aktivitetet kulturore/ ‘Rrëfenja të gjelbërta’ ekspozitë te Qendra e Artit ‘Agimi’! Filmi ‘The man ëithout a past’ Tek Bunkeri
20 Janar, 10:39
-
Ekskluzive/ Shikoni pamjet me dron - Sali Berisha i thirri ta mbështesnin tek SPAK, militantët e braktisin (VIDEO)
20 Janar, 10:23
Ai film do te mbetet monumental me zerin dhe figuren autentike qe ka. Nderhyrja qe i bene ne figure duke e rregulluar si nga cilesia kontrasti dhe ngjyrat ishte fantastike kurse dublimi i zerit me aktore te tjere ishte teresisht i gabuar Rikard Ljarja sado i madh qe eshte nuk e arrin te madhin Naim Frasheri ne dublimin e aktorit te madh rus Arkadi Horava qe luan rolin e Skenderbeut
PërgjigjuJe shume i sakt ,kam mall te shoh versionin e pare ne arberisht!