Këto janë disa prej pikturave, që Abaz Hado realizoi në moshë të hershme... I gjejmë në Galerinë e Artit Tiranë si zanafillë e ekspozitës retrospektivë të artistit, “65 vjet - Një jetë në Art”. Përballë këtyre punimeve, ai rikthehet pas në kohë e kujton figurat që e nxitën dhe mbështetën në rrugën e artit.
Krahas pikturës, grafikën artistike, e gjejmë në hollin e galerisë përmes punëve më të fundit që përsiaten edhe në tema të aktualitetit, pushtetit të medias, politikës, reflektime meditative…
Janë 65 vepra arti të artistit Abaz Hado, veçuar siç thotë jo rastësisht nga dy skaje të krijimtarisë, fillesa e punët më të fundit.
Veprat më të fundit e çojnë piktorin më pranë abstraksionizmit. Nuk ka tematika të paracaktuara, aq sa imazhe që nguliten në mendjen e tij, duke krijuar gjendje e ndjesi shpirtërore që marrin formë arti në telajon, në studion e tij.
65 vite jetë, të mbushura edhe me studime, përçimin e dijeve tek studentët si dhe menaxhimin e institucioneve të artit pamor, Hado thotë se të gjitha këto janë degëzime të rrënjës kryesore, të të bërit art…
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.3%
-
Pak
12.2%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 1134
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Ekuinoks pranveror”, 35 piktura ekspozohen në COD! Punimet e artistëve të rinj, ngjyra në Kryeministri
21 Mars, 14:38
-
“Prestanome”, një ekspozitë mbi manipulimin dhe të vërtetën! Portretet e Halitit "rrëfejnë" artistë, gazetarë e politikanë
18 Mars, 12:45
-
“Zërat e kujtesës”, ekspozitë mbi dëshmitë e diktakturës! Gjimnazistët risjellin përmes artit vuajtjen e të shkuarës
10 Mars, 13:53
-
Folklori shqiptar përmes ngjyrave, piktori nga Kosova, Xhevdet Spahia çel ekspozitë në Lezhë
8 Mars, 16:33
-
Guri Madhi dhe Abaz Hado në një ekspozitë të përbashkët! “Together” sjell 26 piktura të autorëve në kohë të ndryshme
4 Mars, 14:00
-
Vijojnë punimet tek Galeria e Arteve në Tiranë, mbaron në tetor! Kryeministri Rama i sheh nga afër
23 Shkurt, 11:02
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29
-
Ekspozita retrospektivë, 30 vite krijimtari të Besim Tulës
17 Janar, 10:33
-
'Tejdukshmëri ekzistenciale', ekspozita personale e Krist Dimos në Tiranë! Liria dhe shprehja personale në shoqërinë moderne
13 Janar, 10:52
-
Ekspozita e rrallë e kartolinave, zbulohen urimet e shqiptarëve para 140 viteve
31 Dhjetor 2024, 16:05
-
‘Po përgatisim ekspozitën e re të Isa Boletinit’, stërnipi i tij për Report Tv: Foto historike dhe fakte të papublikuara më parë
29 Nëntor 2024, 17:20
-
‘RinArt’, studentët e Tiranës dhe Prishtinës çelin ekspozite të përbashkët me 400 piktura
25 Nëntor 2024, 16:53
Pervec se piktor i perkryer, edhe personalitet me vlera te padiskutueshme intelektuale e shoqerore. I uroj jete te gjate per te miren e kultures kombetare.
Përgjigju