Më shumë të shëruar se të infektuar, 348 raste të reja dhe 9 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

Më shumë të shëruar se të infektuar, 348 raste të reja dhe 9 humbje jete nga COVID në 24 orët e fundit

Spitali infektiv

Këtë të dielë janë shënuar 348 raste të reja dhe 9 humbje jete nga COVID në vendin tonë. Ky është bilanci i raportuar nga ministria e Shëndetësisë e cila thekson se viktimat janë të moshave 49 - 84 vjeç.

"Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 49 - 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve", thotë ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3056 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 348 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

"91 raste në Tiranë, 36 në Fier, 26 në Vlorë, nga 24 raste në Shkodër, Librazhd, 17 në Korçë, 14 në Lushnje, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 9 raste në Devoll, Berat, 7 në Durrës, nga 6 raste në Mat, Dimal, 5 në Kamëz, nga 4 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 3 raste në Kurbin, Kuçovë, Skrapar, Patos, Libohovë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Mirditë, Tropojë, Përmet, Sarandë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Kavajë, Vau i Dejës, Bulqizë, Shijak, Poliçan".

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital".

Statistika (4 Prill 2021)

Raste të reja ditore        348

Të shëruar në 24 orë     669

Të shtruar në spitale      262

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                3056

Testime totale            570,627

Raste pozitive             126,531

Raste të shëruara         93,842

Raste Aktive                30,424

Humbje jete                  2265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   21350

Fier        2573

Durrës                   1249

Gjirokastër  1252

Shkodër                1130

Vlorë                     846

Korçë    795

Kukës                    362

Dibër    330

Elbasan                 325

Lezhë                    175

Berat                     37

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite