Rriten rastet e reja! 67 persona te infektuar me COVID-19 në vend, asnjë humbje jete në 24 orë

Rriten rastet e reja!  67 persona te infektuar me COVID-19 në vend, asnjë humbje jete në 24 orë

Foto ilustruese

TIRANË- 1 ditë pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve hoqi masat anti-COVID për shkak të përmirësimit të situatës, shifrat e të infektuarve sot kanë pësuar një rritje, si për të treguar e virusi ekziston dhe është ende pranë nesh.

Si rezultat i 1249 testime të kryera në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitiv 67 persona pozitiv me COVID, duke pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me një ditë më parë (28 raste të reja). Për fat të mirë nuk është raportuar asnjë humbje jete, teksa situata paraqitet e stabilizuar edhe në spitalin COVID-3, ku të shtuar janë 7 pacientë.

Ministria e Shëndetësisë përsërit apelin për t'i vaksinuar e gjithë popullata, në mënyrë që të mos ketë një përkeqësim të situatës me ardhjen e vjeshtës.  

"Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat anti COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet", thuhet në njoftim.

Statistika (27 Prill 2022) 
Raste të reja ditore           67    
Të shëruar në 24 orë        38
Të shtruar në spitale         7
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1,249 

Testime totale               1,803,166
Raste pozitive                  274,929
Raste të shëruara            271,068
Raste Aktive                         365
Humbje jete                        3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë            240
Fier                 40
Vlorë               27
Korçë              13
Gjirokastër     12
Shkodër          8
Berat                7
Elbasan           7
Durrës              6
Kukës               4
Dibër                 1

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceco me bicak: 29/04/2022 15:55

    Shume gabim qe u hoq ora policore nga ora 22-06

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?