675 mijë euro nga lobi rus/ Eduard Shalsi në Report Tv: Të ndjekim faktet nëse PD u financua për të penguar integrimin (VIDEO)

Ministër për Sipërmarrjen, Eduard Shalsi  është shprehur se nuk është një befasi që gazeta prestigjoze 'Bild' shkruan për 675 mijë dollarëve të lobingut të PD-së në SHBA dhe origjinës së parave, pasi sipas tij kjo gjë dihej. Shalsi ka theksuar se ajo që duket më shqetësuese është fakti se PD nuk i ka mohuar këto para, pavarësisht se është munduar të justifikojë burimin.

Në studion e Report Tv, Ministri i Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka shtuar më pas se ekziston mundësia që PD mund të jetë paguar nga Rusia për të penguar integrimin Evropian.

"Nuk është befasi që Basha u përpoq ti vinte flakën Shqipërisë mes ca fakteve të Bild. Hipoteza se disa parti janë financuar për të penguar integrimin Evropian. Faktet e risjellura, janë fakte që nuk mund të mohohen. Kemi dokumente e deklarata nga SHBA. Kemi patur përpjekje për të justifikuar parat por jo për t'i mohuar këto para që mbajnë firmën e Lulzim Bashës. Po dalin fakte se ka një politikë të caktuar që po dalin se disa parti janë të financuara për të penguar integrimin evropian. Vetëm disa ditë më parë u mbyll procesi në Shqipëri në rrethana të paqarta. Pikëpyetja e madhe mbetet se a është PD dhe Basha i financuar për të penguar integrimin evropian. A bën pjesë në financimin e lobingjeve ruse për të mos lejuar integrimin evropian? Kjo është çështja për të cilën Basha nuk ka folur. Është 'Times' përveç Bild-it. Ka edhe parti të tjera që dyshohet për lobing të fuqishëm. Edhe në vendet e tjera." tha Shalsi.

"Parti që ka pranuar financime për kundër integrimit të vendit, por gazetat e kanë injoruar faktin që kanë ndodhur në gjykatat shqiptare. Ndoshta ngaqë e dinë se si janë sistemi drejtësisë në vend. Ne duhet të jemi të alertuar dhe të ndjekim me kujdes faktet, për pagesa të shumave të tilla dhe nëse janë të lidhura kundër integrimit është shumë e rëndë. Duhet të mbajnë përgjegjësi." ka shtuar më pas Eduart Shalsi.

Ndërkohë për sa i përket uljes në tavolinë të PS-PD-LSI për Reformën Zgjedhore, Shalsi është shprehur se PD deri më tani me veprimet që ka bërë vetëm sa i ka vënë flakën vetes. Ai më pas ka shtuar se shpreson që të jetë në të vërtetë një nismë për të zgjidhur krizën politike.

"Fakt është se pas një sjellje destruktive dhe për ti vënë zjarrin Shqipërisë, nuk bënë gjë tjetër veçse i vunë zjarrin vetes. nëse ka nxjerrë mësimet e duhura , do të kuptojnë se ishte një udhë pa krye... Nuk besoj se jemi në fazën që të diskutojmë zgjedhje të parakohshme. Janë në vitin 2021. Interesat e krerëve të partive ishin personale për mbijetesën e tyre. Ndryshe nuk do kishin dështuar. Ata janë të mirëpritur në tryezën e Zgjedhores. Shpresoj të jetë e tillë." tha Shalsi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
Gara për parkun e energjisë diellore të Divjakës, Shalsi: Do të jetë një histori suksesi

1579527615_shals.jpg
Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi këtë të hënë për nisjen e garës ndërkombëtare për investitorët e interesuar për projektin e parkut fotovoltaik të Divjakës që do të ketë një kapacitet të instaluar prej 140 MË, Ministri Eduard Shalsi është shprehur në Report Tv se kjo pritet të jetë një histori suksesi.  Ai ka shtuar se tashmë ka ardhur koha që përveç energjisë hidrike ka ardhur koha që Shqipëria të investojë edhe tek burime si, era e dielli.

"Dihet që e kemi kaluar fazën e emergjencës, po ndërtojmë bazën për të kaluar në një portofol të doversifikuar të energjisë. Duam të alternojmë burime solare, erën, dhe parqe diellore. Duke u mbështetur edhe në fakte që në përfundimin e gazsjellësit, të përdorim edhe gazin si burim energjie. Projekt gjigant, 140 megavat. Është bërë me afate dhe në finale do të shpallet fituesi i Karvastas. Kemi studim të mirëfilltë të zonës. Do të jetë një histori suksesi. Është i rëndësishëm ky projekt. Presim një garë të madhe se janë më shumë interes." tha Shalsi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI