67-vjetori i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Meta: Pandemia test për vendet, qytetarët të informohen si ka vepruar qeveria

67-vjetori i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Meta: Pandemia test për vendet, qytetarët të informohen si ka vepruar qeveria

Në 67-vjetorin e hyrjes në Fuqi të Konventës Europaine për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Presidenti Ilir Meta ka kërkuar një analizë dhe transparencë totale lidhur me masave që janë marrë gjatë pandemisë. Sipas Metas, pandemia  ishte  një test për çdo vend, që të garantojë maksimalisht liritë e të drejtat për shtetasit e vet dhe për këtë sipas tij edhe Shqipëria ka nevojë  për një analizë serioze për të vlerësuar masën në të cilën të drejtat e njeriut janë garantuar për shqiptarët.

Meta thekson se marrja  e masave kufizuese për të luftuar pandeminë duhet të kenë transparencë dhe qytetarët kanë të drejtë të informohen se si ka vepruar Qeveria e tyre përgjatë kësaj periudhe.

Deklarata e Plotë

Sot bëhen 67 vite nga hyrja në fuqi e Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore.

KEDNJ solli një perceptim të ri për këto të drejta dhe i dha hov zhvillimeve demokratike në hapësirën europiane.

Kjo Konventë e rëndësishme orientoi zhvillimet demokratike edhe në Shqipërinë post-komuniste.

E ratifikuar në vitin 1996, ajo u integrua në tekstin Kushtetues që u miratua me referendum në vitin 1998.

KEDNJ përforcoi të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Bashkë me Kushtetutën ato përcaktojnë bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit tonë në raport më të drejtat e njeriut.

Pandemia COVID-19 ishte dhe mbetet një test për çdo vend, që të garantojë maksimalisht liritë e të drejtat për shtetasit e vet, madje edhe në rastet e fatkeqësive natyrore.

Në këtë test po kalon edhe Shqipëria.

Sot, 24 vite pas bërjes palë të kësaj Konvente, Shqipëria ka nevojë për nje analizë serioze për të vlerësuar masën në të cilën të drejtat dhe standartet demokratike që cakton KEDNJ janë garantuar për shtetasit e saj.

Në këtë ditë me rëndësi të veçantë, dua të sjell në vëmendje të të gjithëve se, përveç kujdesit dhe trajtimit shëndetësor të denjë ndaj qytetarëve, ligjshmëria, nevoja, proporcionaliteti dhe mosdiskriminimi - janë testet që duhet të përsëriten çdo ditë nga organet shtetërore për secilën masë kufizuese që po na shoqëron në përditshmërinë tonë në luftën kundër COVID-19.

Ndërsa transparenca mbi motivet e caktimit të këtyre masave është pasqyra para së cilës duhet të dalë Qeveria për të reflektuar.

Qytetarët kanë të drejtë të informohen se si ka vepruar Qeveria e tyre përgjatë kësaj periudhe të vështirë dhe se sa të mbështetura në Kushtetutë dhe Konventë janë vendosur dhe zbatuar këto masa kufizuese përgjatë gjithë kësaj kohe.

Nëse nuk ka transparencë, çdo gjë shuhet dhe bie në errësirën e së keqes.

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, janë të patjetërsueshme, të panegociueshme, e të pacënueshme!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjykata: 04/09/2020 10:37

    Ia paska shkruar Ledi Bianku. Vetem se i ka numeruar vitet gabim sepse kete vit eshte 70 vjetori dhe jo 67 vjetori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë