TIRANE - 9 Maji është një datë për ta përkujtuar në mënyrë të dyfishtë. Ajo shënon fundin e Luftës së Dytë Botërore dhe krijimin e Bashkimit evropian. Të dy këto evente kanë ndodhur në vite të ndryshme, por e para, e vitit 1945, mund të thuhet se i hapi rrugë së dytës, të vitit 1950, si vazhdim i procesit të paqes në Evropë e në botë.
Më 9 Maj 1945 mbi parlamentin e Gjermanisë naziste ngriti flamurin sovjetik një grup i vogël ushtarësh nga ai vend, duke u kthyer në simbolin e kapitullimit të nazizmit dhe fashizmit, si ideologji dhe politika sunduese në Evropë.
LUFTA
Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, të përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia, nga viti 1939 deri në vitin 1945. Çështjet e papërfunduara të Luftës së Parë Botërore do të sillnin në atë, që, vetëm pas 20 vjetësh, të fillonte Lufta e Dytë Botërore.
Në konfliktin më të madh të historisë botërore, mbi 70 milionë njerëz u vranë. U mobilizuan 100 milionë ushtarë dhe u përfshinë 61 vende të botës. Numrin më të madh të viktimave e pati Bashkimi Sovjetik, me 23 milionë njerëz të vrarë.
OPERACIONET
Lufta e Dytë Botërore nisi më 1 shtator 1939 dhe përfundoi më 9 maj 1945. Ajo nisi me sulmin kundër Polonisë pikërisht më 1 shtator të ’39-ës, dhe përfundoi me kapitullimin e Gjermanisë 6 vjet më vonë. Pas pushtimit të Polonisë, ushtria gjermane do pushtonte pjesën më të madhe të Evropës.
Në vitin 1940, pas pushtimit të Francës, në konflikt përfshihet edhe SHBA-ja. Por në vitin 1941 ushtria gjermane sulmoi Bashkimin Sovjetik, ku brenda një kohe të shkurtër arriti të pushtonte një pjesë të madhe të këtij vendi.
Kthesa e luftës në favor të forcave aleate filloi në janar të vitit 1943, kur ushtria ruse arriti të thyejë forcat gjermane në atë që quhet beteja më e përgjakshme e të gjitha kohërave, beteja e Stalingradit.
KTHESA
Kjo shënoi edhe numrin rekord të viktimave që arrin në 1.109.000 njerëz. Ajo filloi në verën e vitit 1942 dhe përfundoi me dorëzimin e gjermanëve në 31 janar 1943 dhe zgjati gati 200 ditë.
Beteja e Stalingradit nuk ishte vetëm beteja më e madhe e Luftës së Dytë Botërore, por edhe ajo që përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme fatin e Rajhut III.
FUNDI
Fitorja e Stalingradit ishte sinjali vendimtar për kryengritje, që përshkoi Evropën nga njëri cep në tjetrin dhe që arriti të shkundë nga brenda edhe vendet ku ishte vendosur regjimi nazifashist.
Konflikti më i përgjakshëm botëror përfundoi më 9 maj 1945 me kapitullimin e Gjermanisë dhe më 24 gusht 1945 Japonia nënshkroi kapitullimin e saj. Hitleri kishte vrarë veten pak ditë më parë dhe Musolinin e kishte ekzekutuar një grup partizanësh në Itali.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com