7 anëtarë dhe kryetari kërkojnë të braktisin Gjykatën e Posaçme, për të shkuar në Gjykatën e Lartë! Kush do t’i gjykojë dosjet e SPAK?

Shtatë anëtarë dhe kryetari kërkojnë të braktisin gjykatat speciale për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë. Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Sandër Simoni si dhe dy anëtarët kësaj gjykate të sapokrijuar, Klodian Kurushi dhe Iliriana Olldashi kanë dorëzuar dosjet pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë. Kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë edhe pesë anëtarë të Gjykatës së Posaçme Anti-korrupsion të Apelit, konkretisht Saida Dollani, Nertina Kosova, Sokol Binaj, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara. KLGJ ka vendosur të përjashtojë nga gara Saida Dollanin, por kjo e fundit ka kërkuar rrëzimin e vendimit të KLGJ në Gjykatën Administrative të Apelit.

Kjo lëvizje pritet të sjellë vakancat në Gjykatat e Posaçme, të cilat shqyrtojë dhe gjykojnë dosjet e referuara nga SPAK. Një nga arsyet se pse Këshilli i Lartë Gjyqësor hezitonte të shpallte të gjitha vendet vakante në Gjykatën e Lartë ishte lëvizja e gjyqtarëve për të aplikuar dhe për t’u bërë pjesë e Gjykatës së Lartë, duke krijuar vakancat në gjykatat e apelit të juridiksionit të përgjithshëm, administrative dhe të posaçme. Megjithatë, Kuvendi i kërkoi KLGJ të shpallte sa më parë vakancat në Gjykatën e Lartë.

Gjykata e Lartë përbëhet nga 19 anëtarë. Një e pesta e gjyqtarëve në këtë gjykatë përzgjidhet mes juristëve të spikatur, pra 4 anëtarë jashtë gjyqësorit. Aktualisht janë zgjedhur 3 gjyqtarë jashtë gjyqësorit, ndërsa mbeten edhe 16 vende bosh, ky 15 vende do plotësohen me kandidatë brenda gjyqësorit dhe një vend me kandidatë jashtë gjyqësorit.

Për 15 vende vakante, përveç 8 gjyqtarëve të Gjykatës së Posaçme, kanë aplikuar edhe 11 gjyqtarë të gjykatave të tjera. Ata janë Arbena Ahmeti, Artur Kalaja, Asim Vokshi, Elona Toro, Klodiana Veizi, Sokol Ibi, Gentian Medja, Alma Hicka, Etleva Temo, Klodiana Gjyzari dhe Marjana Shegani. Gjykata e Lartë, e boshatisur prej dy vitesh nga Veprimi i ligjit të Vetingut, pritet të plotësohesh brenda vitit.

19 kandidatët për në Gjykatën e Lartë

1.       Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës së Posaçme Shkalla e Parë

2.       Iliriana Olldashi, Gjykata e Posaçme Shkalla e Parë

3.       Klodian Kurushi, Gjykata e Posaçme Shkalla e Parë

4.       Saida Dollani, Gjykata e Posaçme Apeli

5.       Nertina Kosova, Gjykata e Posaçme Apeli

6.       Sokol Binaj, Gjykata e Posaçme Apeli

7.       Albana Boksi, Gjykata e Posaçme Apeli

8.       Dhimitër Lara, Gjykata e Posaçme Apeli

9.       Arbena Ahmeti, Gjykata Administrative të Shkallës së Parë Tiranë

10.     Artur Kalaja, Gjykata e Apelit Tiranë

11.     Asim Vokshi, Gjykata e Apelit Tiranë

12.     Elona Toro, Gjykata e Apelit Tiranë

13.     Klodiana Veizi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës

14.     Sokol Ibi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Korçë.

15.     Gentian Medja, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë.

16.     Alma Hicka, Gjykata e Tiranës.

17.     Etleva Temo, Gjykata e Apelit Korçë.

18.     Klodiana Gjyzari, Gjykata e Apelit Vlorë.

19.     Marjana Shegani, Gjykata Tiranës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petro: 13/08/2020 17:41

    Po kjo ishte loja more... Te japim gjykaten e larte! Ca gallate

    Përgjigju
  • agimi: 13/08/2020 16:28

    Se jane te lyer me m*t prandaj. Nuk u vjen mire qe u monitorohen telefonat dhe duan ndonje vend te rehatshem ne gjykate te lart ku te vashdojn te vjedhin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë