Akuza dhe kritika të forta në drejtim të qeverisë rama për situatën e arsimit në vend e cila sipas kryetarit të opozitës Lulzim Basha në dy vjet e gjysmë është karakterizuar nga mungesa e vizionit në këtë sektor. Duke folur në ditën e mësuesve kreu i PD tha se kjo mazhorancë nuk ka bërë investime në arsim e madje sipas tij po emëron në shkollat shqiptare llumin e shoqërisë, në këtë pikë u ndal në emra konkretë.
Sipas tij aktualisht mund të bëjnë karriere në arsim ata që marrin teserën e PS dhe cilësia në arsim për kreun e PD-së, matet me investimet. “Me paratë që vendos të investojë tek pjesa më e rëndësishme e arsimt që janë mësuesit, pedagogët, statusi i tyre, siguria e tyre, ngritja e tyre profesionale. Sot gjendet në një kërcënim të vazhdueshëm. Asnjë shkollë të re , ndërsa shkollat e rikonstruktuara numërohen me gishtat e dorës. Nuk po kërkojnë luks, por shkollë për fëmijët e tyre. Shkollat ekzistusee nuk kanë laboratore, pajisjet, orenditë. Mungojnë investimet dhe programet e shpallura me pompozitet, si ai i tabletave kanë mbetur se ato premtimet boshe të këtij kryeministër”, tha kryedemokrati
Kjo panoramë u reflektua edhe në fjalimet e mësuesve në këtë aktivitet , të cilët janë larguar nga sistemi arsimor gjatë këtyre dy viteve.

"Në arsim, premtoi të çonte në nivele europiane meritën, kualifikimin, në fakt po e mban fjalën se po i çon më të kualifikuarit të ikin në Europë, duke i zëvendësuar me llumin e shoqërisë”, tha Basha duke përmendur një sërë emrash të dënuar për rryshfete" -u shpreh Basha

VIDEO