7 Marsi, Berisha: Arsim
modern, Rama: Duhet të rilindë
Buqeta me lule në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e edukatoreve, mësuesve dhe pedagogëve shqiptarë, sot në ditën e tyre. Kryeministrin Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama, 7 marsi i gjen në Korçë, por sërish të ndarë.
TIRANE- Buqeta me lule në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e edukatoreve, mësuesve dhe pedagogëve shqiptarë, sot në ditën e 7 marsit. Një sërë aktivitetesh janë planifikuar të zhvillohen sot në mbarë vendin, ku në qendër të vëmendjes janë mësuesit për punën e tyre të palodhur dhe impenjative për edukimin e brezave. Nga qyteti i Korçës kryeministri Berisha premtoi mbështetjen ndaj sistemit arsimor edhe me infrastrukturë moderne, në mënyrë që të rendisim Shqipërinë, ndër 10 vendet me arsim të zhvilluar. Nga ana tjetër kreu i opozitës nënvizoi si domosdoshmëri rilindjen e sistemit të arsimor, i cili mund të arrihet vetëm me programin e PS-se.
BERISHA URON NGA KORCAEdhe Kryeministri Berisha udhëtoi sot drejt Korçës për të kujtuar 7 Marsin. Pasi vizitoi shkollën ekonomike "Isuf Gjata", Mësonjëtorjen e parë shqipe mori pjesë në konferencën jubilare në universitetin “Fan Noli”.
Duke i uruar për festën e tyre, kryeministri shprehu angazhimin dhe mbështetjen e qeverisë. Ai kërkoi angazhimin drejt cilësisë së arsimit. “Po sigurojmë infrastrukturën moderne në shkolla, por tani duhet të angazhohemi në një garë cilësie në arsim. Liria dhe autonomia akademike nuk mund të arrihet pa mekanizmin financiar. Qeveria synon të instalojë një mekanizëm financar që të rrisë autonominë akademike.”- tha Berisha. Kreu i qeverisë vlerësoi se sistemi arsimor shkon drejt konsolidimit dhe kërkoi “ta rendisim Shqipërinë në 10 vendet me arsimin më të zhvilluar. " 91 % e fëmijëve që mbarojnë arsimin 9 vjeçar ndjekin shkollat e mesme dhe 70 % e maturantëve, universitetet"- tha Berisha duke vënë theksin në mësimin e gjuhës angleze, si gjuhë e huaj e parë në të gjitha klasat.
RAMA NE KORÇE: RILINDJA E ARSIMIT DOMOSDOSHMERI“Rilindje për arsimin që tju kthejë dinjitet mësuesve.” – është mesazhi që kreu i PS-së përcolli sot paradite gjatë vizitës në shkollën e parë shqipe, në Korçë, ku “në muret e saj kupton qartë, cdokush pse Naim Frashëri i thuri Korçës vargje”
Duke i uruar gëzuar të gjithë mësuesve në pension dhe mësueve të rinj, Rama vuri theksin në domosdoshmërin ë e një rilindjeje shqiptare që të kthejë sytë dhe zemrën, mendjen nga arsimi. “Programi i PS-së rilind arsimin. Me ne brezi i ri do të jetë brezi i qytetarëve të BE-së”- nënvizoi Rama. Ai dhe do të jetë I ftuar në një takim -kokteil, me mësues e mësuese, për nder të ditës së tyre, të organizuar nga bashkia e Korçës. Pasdite Rama do të udhëtojë drejt Tiranës ku në orën 17:00 do të zhvillohet dhe tryeza e programit për arsimin.
125 VJET NGA 7 MARSI I PARE 7 Marsi u njoh si dita e mësuesit pasi më 7 Mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësenjtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
48.4%
-
Frikë se humbin
42.9%
-
Arsye të tjera
8.7%
Vota total: 609
Lajme të tjera
-
Tragjedia në SHBA, momenti kur policia vret sulmuesen në shkollë! Kishte fshehur 7 armë në shtëpinë e prindërve
29 Mars, 08:18
-
Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj: Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet! Nuk e kuptonin, nëna ime kishte qenë bareshë me dele
29 Mars, 08:02
-
A do t'i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?
29 Mars, 07:54
-
Protestat masive në Izrael, Biden thirrje Netanjahut: Hiq dorë nga plani për ndryshime në gjyqësor
29 Mars, 07:51
-
Lufta/ Zelensky fton Xi Jinping: Gati për të biseduar! Moska akuzon Berlinin: Është përfshirë në luftë
29 Mars, 07:42
-
Kandidati i PD për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara, akuza Alibeajt: Ndryshoi listën për Këshillin Bashkiak para se ta dorëzonte në KQZ, nuk na informoi
29 Mars, 07:27
-
Temperatura deri në 14 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
29 Mars, 07:18
-
Mund të takoni dikë të ri që do t'ua bëjë zemrën të rrahë më shpejt, shenjat me fat në dashuri sot
29 Mars, 07:14
-
Zgjedhjet vendore të 14 majit/ Instituti Piepoli dhe Report Tv rikthejnë sondazhet parazgjedhore, sot në ora 21:00 në ‘Repolitix’ rezultatet e para
29 Mars, 06:59
-
Euro 2024/ Zhgënjen Kosova përballë skuadrës modeste, Zvicra me pikë të plota, Skocia ‘gjunjëzon’ spanjollët
28 Mars, 22:54
-
Ambasadori amerikan në Serbi: Dialogu me Kosovën nuk përmban reciprocitetin, të drejtat e shqiptarëve në Preshevë trajtohen brenda shtetit serb
28 Mars, 22:33
-
Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë, kryesia kundër Rithemelimit për renditjen e këshilltarëve bashkiakë: U caktuan nga Tirana, vendosën më lart emrat e Metës
28 Mars, 22:17