7 mësues në shkollën Sotir Gurra në Korçë janë infektuar me COVID-19.
Sipas burime pranë drejtorisë rajonale të arsimit nesër nxënësit e kësaj shkolle nuk do shkojnë në mësim, pasi e gjitha godina do ti nënshtrohet desinfektimit total duke u zbatuar protokolli i sigurisë
Mësohet se mësuesve të kësaj shkolle u janë marrë tamponët ndërsa janë izoluar deri në pritjen e rezultatit.
Disa prej mësuesve kanë dalë pozitivë dy ditë më parë ndërsa sot janë edhe pjesa tjetër e tyre.
Vendimi për mbylljen e dyerve të kësaj shkolle është marrë nga drejtoria rajonale e arsimit në zbatim të protokollit të sigurisë.