7 oferta për privatizimin e INSIG
vlera dysheme 15,3 milion Euro

7 oferta për privatizimin e INSIG<br />vlera dysheme 15,3 milion Euro
TIRANË - Shtatë subjekte kanë shfaqur interes për të blerë kompaninë shtetërore të sigurimeve, INSIG. Ministria e Financave njoftoi dje se deri në 15 shkurt, shtatë subjekte kanë tërhequr dokumentacionin e tenderit që parashikon shitjen e 100% të aksioneve të INSIG për vlerën minimale 15.305.000 euro. Çdo subjekt i interesuar mund të tërheqë dokumentacionin e tenderit çdo ditë deri me 3 mars të këtij viti, në ambientet e Ministrisë së Financave.

Ndërsa, ofertat do të dorëzohet më 10 mars, ora 10.00, po në ambientet e kësaj ministrie. “Kandidatët e interesuar, mund të tërheqin dokumentacionin e tenderit, kundrejt dokumentit që vërteton pagesën e shumës së përcaktuar 10.000 lekë... Pagesa bëhet pranë bankave të nivelit të dytë, pasi të jenë pajisur me formularin e pagesës”, saktësohet në njoftimin e Financave. Referuar njoftimit në Agjencinë e Prokurimeve Publike nga MF, për zgjedhjen e ofertës fituese, do t’i jepet përparësi çmimit më të lartë të propozuar. Sipas kritereve të vlerësimit të ofertave, peshën më të madhe të pikëve, prej 80 për qind, do ta ketë çmimi i ofruar nga konkurrenti, ndërkohë që plani i biznesit dhe cilësia e blerësit do të kenë respektivisht nga 10 pikë.

Historia
Kompania e vetme shtetërore e sigurimeve ka dalë në shitje dhe më herët, por procedurat për privatizimin e saj kanë njohur dështime që prej 6 vjetësh. Privatizimi i kompanisë ishte më pranë në vitin 2010. Një firmë amerikane u shpall fituese e garës, pasi deklaroi se do t’i blinte të gjitha aksionet në pronësi të shtetit për 50 milionë dollarë, por më pas u tërhoq nga procedurat e tjera, duke bërë që shitja të dështonte. Kompania njoftoi atëherë se tërheqja erdhi pasi kriza globale kishte dëmtuar financat e tyre. Vitin e shkuar, referuar deklaratave të ekspertëve të fushës, vlerësimi për asetet e kompanisë ishte rreth 1 miliard lekë, ose 7 milionë euro. Ndërkohë, edhe akuzat politike nuk kanë munguar sa herë është folur për shitjen e INSIG.

Tregu
Ndër vite, INSIG ka humbur terren në treg në raport me kompanitë e tjera private, që operojnë në fushën e sigurimeve. Sipas Autoritet të Mbikëqyrjes Financiare, gjatë vitit 2015, INSIG u rendit e fundit në tregun e sigurimeve të Jetës. Konkretisht, INSIG zotëronte 8.42% të tregut, kundrejt 25.76% dhe 65.82% të dy konkurrentëve të tjerë privatë. Ndërsa, në 2014-ën, INSIG zotëronte 11.81% të tregut, sipas AMF-së. Edhe për sigurimet e Jo-Jetës, kompania shtetërore ndodhet thuajse në të njëjtat pozita. Gjatë 2015-ës, INSIG u rendit e parafundit, duke zotëruar 5.84% të tregut mes tetë kompanive. Ndërsa, në 2014-ën, INSIG zotëronte 7.23% të tregut.

ERE: Ja si do të kontrollohen matësit e energjisë elektrike
Enti Rregullator i Energjisë ka nxjerrë për konsultim kontratën “tip” për verifikimin e matësve të energjisë. Sipas rregullave të reja, verifikimi periodik i matëseve elektrik do të kryhet nga subjekte të pavarura të autorizuara nga DPM dhe/ose të akredituara. Matësit elektrik do të testohen në kushte laboratori, por edhe në kushte. Metodika e testimit do të jetë ajo e krahasimit të rezultateve të matjeve me ato të regjistruara nga një matës standard etalon me klasë saktësie me të lartë se klasa e saktësisë së matësit elektrik që do të testohet. Tolerancat e gabimit të matësit që testohet në kushte terreni do të jenë 1.5 herë klasën e saktësisë së vetë matësit elektrik.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Rama dhe zv.kancelari gjerman mbajnë fjalimet për Çmimin e Karlit të Madh

Rama dhe zv.kancelari gjerman mbajnë fjalimet për Çmimin e Karlit të Madh