7 përqind e nxënësve të
shkollave janë me ADHD

7 përqind e nxënësve të <br />shkollave janë me ADHD
Nivelet e larta të aktivitetit dhe periudhat e shkurtra të mungesës së vëmendjes janë pjesë normale e fëmijërisë për shumë fëmijë, por për ata me ADHD, hiperaktiviteti dhe mungesa e vëmendjes ndikojnë dukshëm në jetën e përditshme. Simptomat e ADHD zakonisht fillojnë të shfaqen në moshën 3 ose 4 vjeçare dhe vijnë duke u përkeqësuar. Të qënit hiperaktiv dhe impulsiv kulmon në moshën 6 ose 7 vjeç: aktiviteti i shtuar zakonisht moderohet në moshën e adoleshencës, por impulsiviteti mund të zgjasë deri në moshë të rritur. Çdo fëmijë bëhet I lëvizshëm me kalimin e kohës dhe kryesisht djemtë shpërthejnë në energji që është e vështirë të kontrollohet. Është e zakonshme për fëmijët të “zhyten në ëndrra” duke shmangur aktivitete të tjera gjatë ditës. Disa duken të jenë të çorganizuar dhe etiketohen si ‘’harraqë’’. Disa të tjerë janë gjaknxehtë në situatat e përditshme jetësore. Por ADHD është më shumë se të qënit çapkën. Ai përbën një çrregullim të rëndësishëm mjekësor që e vështirëson procesin e të mësuarit të fëmijës në shkollë si dhe luan një rol kritik në dëmtimin e socializimit ndërpersonal.

Kush mund të ketë ADHD?
ADHD është një problem mbarëbotëror që prek fëmijët dhe të rriturit të të gjitha etnive dhe grupeve socioekonomike. Ai kulmon më shumë në djemtë e moshës 2 deri në 4 vjeç.

Çfarë e shkakton ADHD?
ADHD nuk shkaktohet nga pakujdesia prindërore, nga problemet familjare, mësues të dobët, ndenjja për shumë kohë përpara televizorit, alergjitë ushqimore ose sheqeri i tepërt. Një teori e hershme shpjegonte që çrregullimi I vëmendjes shkaktohej nga trauma të vogla apo dëmtime të trurit. Për këtë arsye, për shumë kohë, ADHD u quajt “dëmtimi minimal i trurit” ose “ disfunskioni minimal i trurit”. Shumica e individëve me ADHD nuk kanë histori të traumave në tru ose evidence të dëmtimit trunor. Ka fakte të rëndësishme që tregojnë së ADHD trashëgohet në familjë, e cila sugjeron për predispozicion gjenetik. Nqs një person në një familje diagnostikohet me ADHD, atëherë ka një probabilitet prej 25-35% që një tjetër pjesëtar i saj të ketë ADHD, krahasuar me 4%-6% me një individ të popullatës.

FAKTORËT FIZIK
Teknikat e avancuara imazherike kanë detektuar ndryshime në trurin e fëmijëve me ADHD krahasuar mëfëmijët që nuk kanë ADHD. Në disa studime, skaneri I kokës ka treguar që ana e djathtë e trurit është me vogël në fëmijet me ADHD. Ana e djathë përmban tre zona të rëndësishme: korteksin prefrontal, nukleus caudatus dhe globus pallidus. Anomali në këto zona mund të dëmtojë aftësinë e një individi për të frenuar veprimet duke rezultuar në impulsivitetin tipik të ADHD.

PROBLEMET E SHTATZANISË
ADHD shpesh lidhet me probleme të shtatzanisë. Duhanpirja materne gjatë shtatzanisë gjithashtu lidhet me ADHD.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit 

Lufta/ Ushtria Izraelite godet objektivat e Hezbollahut në të gjithë Liban! E akuzon se fshihet pas sulmit me raketë në Lartësitë e Golanit