Pas finalizimit të projektit kushtetues, me votë unanime të Parlamentit Shqiptar, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një tjetër betejë, tashmë për zbatimin e Reformës në Drejtësi, duke theksuar domosdoshmërinë e miratimit me urgjencë të 7 projektligjeve. Kur pritej që 7 projektligjet të miratoheshin krahas ndryshimeve kushtetuese, befas ndodhi e kundërta, ku draftet u shtynë për sesionin e ardhshëm parlamentar. Kjo lëvizje e grupeve kryesore politike që dominojnë Kuvendin, duket se ka shqetësuar autoritetet e Brukselit, të cilët shohin një mungesë vullneti për implementimin në një kohë të shpejtë të Reformës në Drejtësi. Faktori ndërkombëtar, kryesisht Bashkimi Evropian mësohet se u ka kërkuar udhëheqësve politikë shqiptarë miratimin me urgjencë të 7 projektligjeve prioritare. Ndërsa zëvendëskryetarja e Kuvendit njoftoi dje mbylljen e sesionit parlamentar, përfaqësues të Brukselit kanë kërkuar miratimin e nismave brenda muajit korrik. Mbetet për t’u parë nëse kjo kërkesë do të pranohet apo jo nga tre partitë kryesore në vend, por sipas burimeve, deputetët e Partisë Socialiste janë porositur që të mos largohen deri në datë 28 korrik. Deputetët socialistë mësohet se janë porositur nga kryetari i grupit parlamentar, Gramoz Ruçi, që të jenë në gatishmëri deri në datën 28 korrik, duke paralajmëruar kësisoj mundësinë e mbajtjes së një tjetër seance, për miratimin e 7 projektligjeve.
Konsensusi
Miratimi i projektligjeve brenda afatit të kërkuar nga Bashkimi Evropian kërkon dakordësinë e Partisë Demokratike, subjektit më të madh në opozitë. Por, kërkesa vjen në një kohë kur kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, ndodhen në SHBA. Nga ana tjetër, shtyrja e nismave për në shtator mund të shfrytëzohet nga opozita për zvarritjen e zbatimit të Reformës në Drejtësi, duke kërkuar ndryshimin e drafteve, sikundër operoi me projektin kushtetues.
Mesazhi i Vlahutin
Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, në daljen e saj të parë pas miratimit të Reformës në Drejtësi, u dha një mesazh të qartë krerëve të politikës shqiptare. “Ne duhet të shohim shenjat e fillimit të zbatimit të reformës, kjo është e qartë, madje ka qenë e qartë që në fillim. Prandaj nxisim këdo që të nxitojë në zbatimin e reformës pasi Shqipërisë i duhet kohë për të ngritur institucionet e reja, kohë për të përkthyer vullnetin politik, që u tregua me votimin unanim të reformës, në kapacitete të vërteta institucionale”, deklaroi Vlahutin.
Redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com