TIRANË-Sot është Dita Botërore e Shëndetit.
Në Ditën Botërore të Shëndetit në 2015, Organizata Botërore e Shendetit në Evropë vlerëson se nivelet e sëmundjeve me prejardhje nga ushqimet janë shumë më të larta se ç'raportohet dhe nënvizon nevojën e bashkëpunimit sa më të mirë ndërmjet sektorëve për të ulur rreziqet kundër shëndetit që shoqërojnë ushqimet e pasigurta.
Këtë vit motoja në kuadër të kësaj ditë është "Siguroni ushqimin tuaj, që nga toka deri në pjatë".
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social "facebook", Ministria e Shëndetësisë nënvizon se "Zinxhiri ynë ushqimor është më i gjatë dhe kompleks se asnjëherë më parë, dhe zhvillimet demografike, kulturore, ekonomike dhe mjedisore.
Tregëtia e globalizuar, udhëtimet dhe migracioni, një popullsi që po plaket, prirjet dhe zakonet në ndryshim e sipër të konsumatorëve, teknologjitë e reja, emergjencat, ndryshimet klimatike dhe ngjarjet e jashëzakonshme të motit , po rrisin rreziqet kundër shëndetit që vijnë nga ushqimet'.
Ndërkaq, në kuadër të kësaj ditë, zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, do të marrë pjesë në takimin e organizuar në bashkëpunim me OBSH-në dhe Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit. /ATSH/
/Shqiptarja.com