7 propagandat e dështuara të Albin Kurtit

7 propagandat e dështuara të Albin Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

1. Ka pasur sukses me propagandën e madhe kundër institucioneve, duke i kualifikuar të gjithë (pa përjashtim), si ‘hajna’ dhe të korruptuar sepse populli nuk kanë mundur ta vërtetojnë akuzën e Albin Kurtit për vjedhje kolektive.

Duke qenë të varfër, popullit i ka konvenuar ta gjejnë fajtorin e mjerimit të tyre dhe fajtorin ua ka gjetur Albin Kurti. Nuk ke se si e vërteton se pushtetet e kaluara s’kanë qenë apo kanë qenë të korruptuara.

Prandaj, kjo propagandë e madhe e ka bërë të veten derisa Albin Kurti e mori pushtetin dhe në vend se t’i ndjek penalisht, ai po punon dhe po bashkëpunon ekskluzivisht me ata që i ka akuzuar për hajni dhe për korrupsion.

2. Albin Kurti ka pasur sukses të bëj propagandë me sentimentin e shqiptarëve për bashkim kombëtar dhe e ka shpikur dhe ushqyer neverinë për flamurin e Kosovës. Ka pasur sukses, sepse bashkimi kombëtar nuk është nevojë urgjente e shqiptarëve të Kosovës, këtë lloj dashurie jemi mësuar ta kemi larg. Pra, jemi mësuar të jemi të ndarë. Dhe kjo ndarje nuk dhemb aspak.

Albin Kurti ka pasur sukses të luaj me këtë dashuri sepse ka luajtur me një dashuri që pret, me një dashuri për të cilën askujt nuk i bëhet vonë. E tash, thotë se ‘nuk është për bashkim kombëtar, por nuk është kundër bashkimit kombëtar', nëse dikush tjetër (jo ai) e inicion. E njihni ju ndonjë shqiptar që e ka dert bashkimin shqiptar? Albin Kurti thotë se nuk është kundër bashkimit kombëtar, mbasi që e di se askush nuk është për bashkim kombëtar.

3. Ka shkumuar me propagandën për vrasjen e ‘njerëzve të tij’, dhe vazhdimisht ka bërë me gisht kah pushteti i kaluar. Tash kur e ka pushtetin, nuk i gjen vrasësit, të cilët ‘i njihte mirë’ para se ta merrte pushtetin. Ky ende nuk e ka kuptuar, sepse ende luan me letrën e ‘vrasjeve misterioze’, ama kjo propagandë i ka dështuar. Askush nuk ia ndalon t’i hetojë ‘vrasjet’ apo ‘vetëvrasjet”. Por, nuk i heton, sepse e vërteta nuk i konvenon. Nuk i konvenon e vërteta, sepse me rrena e ka marrë pushtetin dhe me rrena po e mban!

4. Ka propaganduar kundër negociatave me Serbinë dhe kushdo që ka biseduar me Serbinë e ka quajtur tradhtar. Por, në momentin që e ka fituar pushtetin, ka hyrë në negociata me Serbinë, pa asnjë kusht. Kjo propagandë i ka dështuar më së keqi. Askush nuk e ka detyruar të heq dora nga zotimi i tij ‘Jo negociata – Vetëvendosje’! Ka hequr dorë nga zotimi i tij, pa ia kërkuar askush!!

5. Ka premtuar se nuk do të bisedojë me Serbinë, pa u zbardhur fati i të zhdukurve dhe pa kërkuar falje Serbia për krimet dhe masakrat ndaj shqiptarëve. Asnjë fuqi botërore nuk ka kërkuar nga Albin Kurti të heq dorë nga premtimi i tij, por ky ka hequr dorë vet, duke e amnistuar kështu Serbinë për krimet dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve. Është amnisti për Serbinë, kur Albin Kurti bisedon me Serbinë (pa kërkuar Serbia falje), por nuk quhet amnisti kur këtë e kanë bërë të tjerët, sepse të tjerët nuk kanë premtuar se ‘s’do të ketë bisedime me Serbinë, pa kërkuar falje Serbia’.

6. Propaganda se ‘të gjitha partitë janë bërë kundër’ Vetëvendosjes në zgjedhjet lokale, është qesharake. Është e paqartë se pse Albin Kurtit i dukeni kaq budallenjë, kur s’ka njeri normal që nuk e di se Vetëvendosja në disa komuna ishte së bashku me partitë që thotë se u bënë bashkë kundër tij.

7. Propaganda më ordinere e Albin Kurtit deri më sot është ‘propaganda për zhvillimin të pashembullt ekonomik’! Pse kjo propaganda e tij është kaq ordinere dhe kaq e sëmurë? Sepse, nuk mund t’i mashtrosh njerëzit për realitetin që e jetojnë. Për gjithçka mund t’i mashtrosh, por nuk mund t’i mashtrosh duke u thënë ka rritje ekonomike, në kohën kur ka veç rritje të çmimeve dhe nuk ka rritje të rrogave dhe punësim. Pra, ka vetëm rritje të papunësisë dhe rritje të çmimeve. Është anarki e madhe në treg. Është shthurje aq e madhe, secili tregtar vepron dhe ngrit çmime kokë me vete, dhe askush nuk e bën hesap shtetin, sepse shteti merret ekskluzivisht me rrena dhe me propagandë.

P.S. Vladimir Lenini ka thënë se ‘Rrena kur përsëritet shumë, bëhet e vërtetë’, ama Vladimiri e ka pasur fjalën për rrena ideologjike, jo për rrena si të Albin Kurtit që ia demanton kuleta e shqiptarëve (që janë fukarenjtë më të mëdhenj në Evropë)… dhe jo për rrena që maten me peshoren e tregtarit.

Shqiptari nuk ka parë. Ky është fakt. Albin Kurti thotë se  ‘shqiptari po pasurohet në mënyrë të pashembullt’. Ti në daç besoji vetes, në daç Albin Kurtit, i cili po e udhëheq Kosovës si gur: me fall, me rrena, me propaganda, me shtrembërim të realitetit.

Pra, nuk mund të ketë sukses asnjë propagandë që mund të ‘vërtetohet’ me fakte, siç mund të vërtetohet me fakte varfërimi i madh i shqiptarëve. Prandaj propaganda e Albin Kurtit për rritje të pashembullt ekonomike, duhet të merret seriozisht nga Jusuf Ulaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb