Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shënon sot 7 vjetorin e konstituimit të tij dhe vitin e fundit të mandatit kushtetues.
Komisioni nisi punën më 17 qershor 2017, ku anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë si dhe nën mbikëqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) nisën punën për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Më 8 shkurt 2018, Komisioni në dhomë këshillimi mori vendimin e parë, ndërsa sot, më 17 qershor 2024 numëron në total 768 vendime, prej të cilave 349 konfirmime në detyrë, 256 vendime për shkarkim nga detyra, 110 vendime për pushim/ndërprerje procesi, 50 përfundim procesi pa vendim përfundimtar, si dhe 3 vendime për pezullim nga detyra.
Komisionit i kanë mbetur për të rivlerësuar vetëm 37 subjekte duke përmbyllur me sukses listën e plotë prej 805 subjektesh (gjyqtarë, prokurorë, ndihmës/këshilltarë ligjorë).
“Gjatë këtyre 7 viteve, 12 anëtarët e Komisionit në bashkëpunim me njësinë ligjore dhe stafin administrativ kanë kryer një proces të cilin nuk e konsideruan vetëm detyrim kushtetues dhe ligjor me synim rikthimin e besimit të publikut te gjyqësori, por edhe përgjegjësi e lartë personale për të kontribuar në ndërtimin e një sistemi të ri drejtësie, të pavarur e të paanshëm. Ndërsa mandati kushtetues po i afrohet përmbylljes, në këtë datë të shënuar, KPK gjen rastin të falenderojë partnerët ndërkombëtarë, Kuvendin, mediat dhe gjithë bashkëpunëtorët e këtij rrugëtimi që jo vetëm shërbeu për vettingun e sistemit të drejtësisë, por edhe avancimin e vendit në procesin e integrimit evropian”, thotë KPK.
S.B/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.7%
-
Të gabuar
43.9%
-
Nuk e di
24.4%
Vota total: 41
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KPA rikthen në detyrë prokuroren e Tiranës Eriselda Bala
16 Janar, 21:10
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
Zgjaten afatet/ Kryetari dhe anëtarët e KPK-së do të mbrohen nga Garda e Republikës, deri më 31 dhjetor 2025
2 Janar, 17:24
-
Konfirmimi i prokurores Eranda Laze ankimohet në Kolegj
20 Dhjetor 2024, 19:41
-
Vettingu/ Nuk justifikoi dot pasuritë, huatë dhe 2 makina, KPA shkarkon gjyqtarin e Apelit Durrës! Lihet në fuqi vendimi i KPK për Desart Avdulajn
18 Dhjetor 2024, 11:20
-
KPA largon përfundimisht nga Drejtësia prokuroren e Shkodrës! Edlira Cufit iu gjet lidhja me të dënuarin për prostitucion, i mbylli dosjen
17 Dhjetor 2024, 10:31
-
Mbyllet mandati i KPK-së, ambasada e SHBA-së: Llogaridhënia do të vazhdojë falë punës së shqiptarëve të guximshëm si ju
16 Dhjetor 2024, 18:59
-
Reforma në drejtësi, VanHorn: Shumë e refuzuan, SPAK po godet bosët e krimit dhe të korruptuarit! Dumani: Pandëshkueshmëria po tronditet
16 Dhjetor 2024, 15:40
-
Nga 1 Janari 2025 Altin Dumani merr edhe kompetencat e Komisionerit Publik, qeveria i kalon SPAK-ut edhe zyrat
15 Dhjetor 2024, 20:15
-
U largua gjatë Vettingut, KPA i jep të drejtë shkallës së parë dhe rrëzon Komisionerin Publik për ish-inspektoren e KLD: Sofia Zhilla ishte dorëhequr! (VENDIMI)
12 Dhjetor 2024, 16:37
-
Vrau në Ndroq Alfred Dedjan/ Gjykatësja e 'Gërdecit' liroi Julian Gjoshin në 2021! Iu gjet pistoleta në makinë, tha se do e dorëzonte në komisariat! Raport mjekësor se vuante nga zemra
4 Dhjetor 2024, 11:47
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor 2024, 09:23