Tirane, 21 Gusht/ATSH/.- Një fans i Taylor Swift ka arritur të tërheqë vëmëndje e këngëtares në saje të aftësive të tij të mahnitshme  në piano. "Huffington Post" tregon se është  7- vjeçari autik , Jakobi Velazquez,   ka treguar  vlerësimin e tij për këngët e këngëtares, e veçanërisht për këngën  "Shake It Off".
7 vjeçari ka shpërnadarë në YouTube një video me mix në piano të këngëve të marra nga albumi i  saj. Nëna e 7 vjeçarit , Tina Velazquez, shpjegoi se djali i saj u diagnostikua me autizëm kur ishte 4 vjeç dhe është një tifoz i madh i Taylor Swift.
 

"Unë nganjëherë ulem pranë tij në piano dhe e dëgjoj tek interpreton në piano këngët e këngëtares. Jakobi luan në piano këngët e saj , ndonjëherë edhe pa i mësuar më parë notat muzikore të këngëve"-shprehet ajo.
"Unë jam tifozi juaj më i madh. Unë shpresoj se një ditë ju mund të shkruani diçka për mua."  -tha 7 vjeçari  ndërsa interpretonte një version të këngëve të marra nga albumi i Swift. "
 
Pasi videoja bërri xhiron në You Tube, duket se 7 vjeçari ka arritur të magjeps këngetaren, pasi ajo e ka përgëzuar vogëlushin duke i shprehur mbresat e saj në një postim të sajin në Twiter  duke e ftuar atë në një nga shfaqjet e saja.