7 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Tahiri: Ditë e zezë për drejtesinë

7 vjet nga tragjedia e Gërdecit<br />Tahiri: Ditë e zezë për drejtesinë
7 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e ka cilësuar si një nga ditët më të zeza për drejtësinë. Në një status në rrjetin social Facebook, Tahiri shkruan se ky ishte një biznes i lidhur me familjen se ish kryeministrit. Ministri Tahiri shkruan se të gjithë personat përgjegjës për këtë tragjedi nuk e ndjenë peshën e ligjit. 
Ai thotë se maxhoranca e qendrës së majtë nuk është përgjegjëse për zbardhjen e ngjarjes.

Statusi i plotë i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri
Sot eshte nje nder ditet me te zeza e te turpshme per drejtesine. Nje biznes i lidhur me majen e pushtetit dhe zemren e familjes se ish KM. 
Femije, gra e burra te vrare nga babzia per fitim. Vite denim me pak se numri i jeteve te humbura.Ish Ministri Mbrojtjes vijon te mos gjykohet sepse rifitoi mandatin e deputetit, dmth imunitetin. Skandal qe vazhdon, deri ne kufijte e mosveprimit kriminal nga drejtesia.I biri i ish KM nuk u pyet kurre, as edhe nje here te vetme.Ish Ministri i Drejtesise dhe nje deputet tjeter qe i sherbenin 'kopsitjes' se letrave, nuk u pyeten kurre. Sot keta jane te lire, pa ndjer peshen e drejtesise e as peshen e turpit publik.Ndaj eshte nder ditet me te zeza e te turpshme per drejtesine. Kush mendon qe edhe kjo eshte pergjegjesi e maxhorances, le te kuptojë se eshte vetem Prokuroria dhe Gjykata qe mund te veproje per kete ceshtje. Reforma ne drejtesi eshte angazhim i maxhorances, e kjo po ndodh me shpejtesi, qe te tilla gjera te mos ndodhin kurre ne te ardhmen.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë