TIRANË-Kuvendi i Republikës së Kosovës, zhvilloi sot një seancë ceremoniale në nderim të 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ne fjalen e tij u shpreh se "Vitet e rezistencës paqësore, kur bota po hynte në periudhën e postkomonizmit, aleatët tanë na hapën dyert, dëgjuan zërin e një populli të shtypur dhe na ndihmuan që ky zë të behej edhe më i fuqishëm. Kosova u përgjak në masakra, ndodhi edhe Recaku, por ne nuk u thyem dhe si rrjedhoje erdhi edhe nderhyrja e Aleancës Euroatlantike në pranverën e vitit 1999. Respekt të përjetshëm për të gjithë ata lidere të botës perendimore, për të gjithë ata dhe ushtarët e Aleancës Atlantike, për të gjithë gazetarët e botës që u rreshtuan në krah të Kosovës në ditët e saj më të vështira. Ata e ndihmuan lirinë e saj dhe bërjen e saj shtet dhe Kosova do u jetë perherë mirënjohëse".
Veseli theksoi ne vazhdim se "17 shkurti, dita jonë e pavarësisë, është edhe ditë e vlerësimit për punën tonë të përbashkët dhe ne duhet të shohim rrugën që kemi ecur në ndërtimin e shtetit tonë të lirë dhe demokratik. Janë bërë me të vërtetë hapa të rëndësishëm, zhvillimi demokratik ka ecur përpara, vendi gëzon një stabilitet të qëndrueshëm makro-ekonomik dhe rritja ekonomike ka hapa pozitive. Por, duhet të pranojmë se vend për vetëmburrje nuk ka, se projekti i shtetformimit po përballet me sfida të mëdha. Ndonese kemi arritur një numër prej 108 njohjesh prej shtetesh dhe jemi bërë pjesë e një numri të mekanizmave ndërkombetare, na mbetet ende punë e madhe për të përmbyllur subjektivitetin tonë ndërkombetar. Ne kemi përqafuar edhe platformen e dialogur me Serbinë, dialog i mbeshtetur nga SHBA-BE, pasi djalogu për ne është nevojë, partneritet dhe instrumenti më i mirë për të fituar paqen dhe Kosova do të dalë e fituar në këtë dialog".
"U drejtohemi edhe atyre që nuk kanë njohur Kosoven se ne e meritojme njohjen. T'u tregojme edhe gjeneratave që do të vijne se ne e bëmë Kosovën shembull të zhvillimit, paqes, stabilitetit dhe bashkëjetesë pa dallime etnike dhe fetare dhe t'u japim mundësi gjeneratave të jenë krenarë me ne", tha Veseli. /ATSH/
/Shqiptarja.com