“70% e sulmeve vijnë nga gabimet njerëzore”! Administrata në trajnim për të mos i lënë shtigje hapur hakerave

Vitin e kaluar vendi ynë u prek nga 49 sulme kibernetike, 12 prej të cilave sollën dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe ekonominë e vendit, tha drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa.

“Çdo sulm është një kërcënim për infrastrukturën. Shoqërohet edhe me efekte financiare, por edhe me dëmtim të imazhit të institucionit dhe ekosistemit tonë. Çdo sulm kibernetike prek çdo institucion. Kanë qenë 49 sulme kibernetike vitin e shkuar. I përkisnin strukturave të ndryshme. Drejt INSTAT, Parlamentit, institucione private. Janë evidentuar si sulme që kanë pasur efekte. Rreth 12 sulme kanë pasur shumë efekte. Sulmet vijnë kryesisht, mbi 90% të rasteve nga shteti i Iranit” tha Tafa.

70% e incidenteve kibernetike vijnë nga gabimet njerëzore, dhe që kjo të shmanget në të ardhmen, AKCESK së bashku mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit kanë nisur një trajnim për 2 mijë punonjës të administratës publike.

“Qëllimi kryesor është të shmangim të gjitha mundësitë që vijnë nga gabimet njerëzore. 70% e incidenteve kirbenetike vijnë nga gabimet njerëzore, pa e ditur që po bëhet ky gabim. Këto 2 mijë punonjës të jenë të vetëdijshëm që të kujdesen me qëllim mos të bëhen shkak i incidenteve. Rreth 70% e gabimeve kibernetike vijnë nga mosdija. Nga ky trajnim, ky numër, kjo % do të reduktohet ndjeshëm. Tashmë të gjithë do të jenë në dijeni që kur vjen një e-mail, dokument, nuk duhet ta shkarkojnë atë. Kur përdorin një USB duhet të jenë të vetëdijshëm që mund të jenë të kërcënuar. Në fund të trajnimit do kemi punonjës më të vetëdijshëm. Janë institucionet që përbëjnë shërbimet kritike të vendit. Kemi përfshirë dhe punonjës që bashkëpunojnë me këto infrastruktura”, tregoi Tafa.

Trajnimi i radhës për rreth 2 mijë punonjësit do të mbahet të enjten e 30 majit në Vlorë.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic