Sulmi kibernetik nga Irani, drejtoresha e AKSHI-t në Kuvend: 4 skuadra të sofistikuara fshinë 10% të të dhënave! Me Microsoft dhe FBI i rikuperuam

Në komisionin e posaçëm të dezinformimit, drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, tregoi me detaje sulmin kibernetik në 2022-shin ndaj shërbimeve shtetërore online në Shqipëri nga 4 grupe të sofistikuara hakerësh të mbështetur nga shteti i Iranit.

"2 vjet më parë institucioni jonë u bë i pari që u sulmua nga 4 skuadra të shumë të sofistikuara, që kanë vite që funksionojnë në fushën e krimit kibernetik të sponsorizuara nga shteti i Iranit.

Në datën 16 synimi i skuadrave ishte të infektonin të gjitha beckendet e menaxhuara nga AKSHI që ishin mbi 10 mijë në atë kohë, të inkriptonin të gjitha këto beckende që ishin kompjuterë por dhe servera. Falë pajisjeve të sigurisë bëmë izolimin dhe e them me krenari se gjithmonë jemi në pjesën e baltosjes pa arsye, dhe unë në momentin që morëm ftesën për në komision u ndjeva shumë mirë sepse dezinformimi është një betejë që vetëm ne nuk ja dalim dot. Pra nga 10 mijë backende, vetëm 250 u arritën të enkriptohen. Ata synonin të fshinin të gjitha të dhënat e shqiptarëve. Ja dolëm të izolonim gjithçka në atë moment, dhe sipas 2 raporteve vetëm 10% e sistemeve dhe të dhënave u arritën të fshihen nga ana e kundërshtarëve.

U përfshi skuadra më e mirë e Microsoft dhe me suportin e Ambasadës Amerikane, me skuadrën më të përgatitur për Cyber të FBI  10 përqindëshi i sistemeve dhe të dhënave që ishin fshirë rritën të rikuperurrohen dhe ne ngritëm sistemet e tjera në safe", tha drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit , Mirlinda Karçanaj.

Të dhënat e deklaruara nga Karçanaj, janë publikuar edhe në një raport online të “Microsoft”, në një analizë të investigimit të sulmit Iranian kundër shërbimeve qeveritare në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
Karçanaj: Dezinformimi betejë kombëtare, sulmi kibernetik i Iranit dështoi falë reagimit të AKSHI-t

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka reaguar pasi sot mori pjesë në Komisionin e Posaçëm të Dezinformimit. Në një postim në Facebook, Karçanaj shkruan se sot në komision ndau qëndrimin se Dezinformimi është një betejë e cila kërkon një angazhim kolektiv, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Po ashtu, ajo flet edhe për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku thekson se dështoi falë reagimit të AKSHI-t në bashkëpunim me Microsoft dhe FBI. Falë ndihmës së SHBA, Karçanaj thotë se shumë shpejt çdo gjë u kthye në normalitet, duke ndjekur e implementuar të gjithë praktikat më të mira ndërkombëtare si Zero Trust dhe Defense in Depth.

"Dezinformimi është një betejë e cila kërkon një angazhim kolektiv, kombëtar dhe ndërkombëtar.  Ky ishte qëndrimi që ndava sot në seancën dëgjimore të Komisionit të Posaçëm parlamentar për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

Sulmi destruktiv i sponsorizuar shtetëror në Korrik të vitit 2022, me misionin final të fshirjes dhe shkatërrimit të plotë së të gjithë sistemeve dhe infrastrukturave qeveritare, dështoi falë reagimit të shpejtë të ekspertëve të AKSHI-t.

Të dy ekipet, DART i Microsoft dhe FBI, të cilat erdhën fizikisht pranë ambienteve të AKSHI-t menjëherë pas sulmit, cilësuan së synimi përfundimtar i aktorëve keqdashës ishte paralizimi i jetës së qytetarëve shqiptarë.

Ne ia dolëm së bashku me të dy ekipet dhe falë ndihmës së aleatit tone strategjik USA,  që të rikthenim shumë shpejt çdo gjë në normalitet, duke ndjekur e implementuar të gjithë praktikat më të mira ndërkombëtare si Zero Trust dhe Defense in Depth

Dëshmitarë, gjithashtu, të një baltosjeje pa arsye, duke na vënë përpara një beteje më të vështirë asokohe por edhe gjatë punës sonë të përditshme.

Të vlerësuar që ishim pjesë e punimeve të komisionit të posaçëm parlamentar sepse dezinformimi është një betejë e vështirë dhe komplekse, të cilën pa koordinimin e institucioneve qeveritare dhe aktorëve respektiv nuk e fitojmë dot.

Misioni ynë është mbrojtja e infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare nga sulmet kibernetike, transparenca në përgjigje të dezinformimit dhe me ndihmën e pandërprerë të aleatëve tanë më të mire po investohemi për një Shqipëri të zhvilluar", shkruan Karçanaj. 

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bele: 13/11/2024 15:46

    Cudi?! Fshine pikerisht 10% te rekordit qe deshmonte per perdorimin kriminal dhe te paligjshem te bazave shteterore te te dhenave nga organizata kriminalo-politike qe ka kapur PS dhe Shtetin ne Shqiperi, nen drejtimin dhe organizimin e kreut te saj Edi Rama.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma

U përfshi në aksident, mjeku nuk u mbijeton dot plagëve! Humb jetën te Trauma