70 gra krijojnë tre sipërmarrje në Pukë

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi ishte pranishëm në Pukë, ku u zhvillua panairi i produkteve tradicionale të cilat prodhohen falë punës së grave. Panairi u organizua në kuadër të projektit “Seed” mbështetur nga qeveria austriake. Në fjalën e tij ministri Çuçi u shpreh se ky model zhvillimi në zonat rurale duhet të mbështetur edhe në rajone të tjera të vendit.

Prej disa kohësh rreth 70 gra nga fshatrat e zonave përreth Pukës, të ndara në grupe të ndryshme, janë trajnuar për krijimin e sipërmarrjeve të vogla në agropërpunim. Aktualisht produktet e tyre tregtohen edhe në kryeqytet në dyqane të ndryshme.

Vizita ka vijuar me grupin e grave të fshatit Qelëz, të cilat në kuadër të disa projekteve ato janë organizuar në 3 sipërmarrje të ndryshme. Qendra e Përpunimit të Frutave dhe Perimeve; serat dhe parku i bletëve bashkë me laboratorin e mjaltit. Takimi ka përfunduar me një takim në Bashki ku u prezantua Komisioni Lokal i Punësimit në Pukë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës