70-vjetori i Konferencës së Pezës
mungojnë figurat politike kryesore
Të majtë, në opozitë apo në koalicion si dhe figura të mazhorancës janë bashkuar në festimet për përkujtimin e 70 vjetorit të Konferencës së Pezës. Veç kësaj festimet në Pezë këtë vit duken më të vakëta. Kanë munguar jo vetëm figurat kryesore politike por dhe festimet janë mjaftuar vetëm para lapidarit ku socialistët kanë organizuar një tryezë me veteranët.
TIRANE - Festa e Pezës bashkon politikanët. Të majtë, në opozitë apo në koalicion si dhe figura të mazhorancës janë bashkuar në festimet për përkujtimin e 70 vjetorit të Konferencës së Pezës. Në fshatin e Babë Myslimit kanë nderuar së bashku figura të kabinetit qeveritar, si Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, figura të spikatura të Partisë Socialiste, si kreu i grupit parlamentar të PS
Gramoz Ruçi, deputetët Tahiri, Dade, Dokle dhe ish presidenti Mejdani, por dhe protagonist të LSI, si sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Luan Rama.
Politikanët kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në monumentin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në Pezë. Veç kësaj festimet në Pezë këtë vit duken më të vakëta. Kanë munguar jo vetëm figurat kryesore politike por dhe festimet janë mjaftuar vetëm para lapidarit ku socialistët kanë organizuar një tryezë me veteranët.
Protagonistët në takim u kanë përsëritur veteranëve të pranishëm premtimet se socialistët kur të vijnë në pushtet do të kenë një tjetër vlerësim për këtë shtresë duke ndryshuar ligjet që ka bërë mazhoranca aktuale, çlirimin nga disa taksa, por edhe ruajtjen e mirëmbajtjen e simboleve, monumenteve dhe respektin për ngjarjet, vendet dhe figurat historike
Në këtë takim në Pezë nuk mori pjesë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili nuk mungon në asnjë vit në përkujtimin e Konferencës së Pezës. Kryesocialisti nuk linte 16 shtator për të shprehur nderimet e tij për të gjithë ata që luftuan në mbrojtje të idealeve të mëdha.
Koalicioni qeverisës është mjaftuar në këtë 70 -vjetor të Konferencës së Pezës, vetëm me pjesëmarrjen e ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, i cili gjendej i shoqëruar në krah të sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste për Integrim, Luan Rama.
Dy vjet më parë qeveria krijoi një konflikt të hapur me deputetin e Partisë Socialiste, Dashamir Peza kur përmes një vendimi u tentua sekuestrimi i shtëpisë së famshme ku zhvilloi punimet Konferenca e Pezës dhe administrimi i saj nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.
Por edhe LSI, një nga forcat më të spikatura për vlerësimin e kësaj ngjarjeje këtë vit u përfaqësua vetëm në nivel sekretarësh nga Luan Rama dhe jo nga kreu i kësaj partie, Ilir Meta.
Rama shoqërohej këtu nga Petrit Vasili dhe të rinj të LRI që kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare në këtë vend.
(ns/Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.7%
-
Jo
54%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32
-
Veliaj takon Ruçin: Nuk ka si të dielat me shokun Gramoz
11 Shtator 2022, 14:52