70 vjetori, Robert Ndrenika
feston në Gjermani

70 vjetori, Robert Ndrenika<br />feston në Gjermani
TIRANË - Aktori i skenës dhe filmit shqiptar, Robert Ndrenika, feston sot 70-vjetorin e tij të lindjes. Kjo ditë e veçantë e ka gjetur aktorin në Gjermani, ku ka shkuar për një vizitë 4 ditore pranë familjarëve të tij. Ndërkohë, në Tiranë për pak ditë ai ka lënë bashkëshorten, Poliksenin.

Artisti që mbahet mënd për Qazim Mulletin tek “Prefekti”, Vangjeli tek “Përrallë nga e kaluara”, babai “Në shtëpinë tonë”, si dhe për interpretimet e tij në filmat si “Shi në plazh”, “Kapedani”, “Nëntori i dytë” dhe së fundi në filmin “Kronikë provinciale", nuk ka vendosur të shkëputet prej saj.

Debutimi i tij i fundit në teatër ka qënë ai në shfaqjen "Harvey", që ka inauguruar Teatrin e Metropolit, me regji të Hervin Çulit, ndërkohë që në mars të vitit 2011-të Ndrenika ka qënë i pari që hapi dyer dhe hyri në sallën e re "Shekspir" të këtij teatri.

Robert Ndrenika ka lindur në vitin 1942 në Tiranë. Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor ne Shkollën e Larte "Aleksandër Moisiu", ndërkohë që deri në vitin 1970 ka punuar si aktor në Teatrin "Skampa" të Elbasanit.

Në vitin 1979 i është akorduar titulli "Artist i Merituar" dhe në vitin 1988 titulli "Artist i Popullit".

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda